Shefi i laboratorit të mikrobiologjisë i jep drejtim pyetjeve: Ja kur pritet piku i COVID-19 në Shqipëri

0
103

Shefi i laboratorit të mikrobiologjisë, Andi Koraqi, në një lidhje me emisionin “Ditari” në A2 CNN, është shprehur se laboratori për të kryer testet për COVID-19 është pothuajse gati.

“Po presim kitet nga mesi i javës dhe çdo gjë është gati”, ka rrëfyer ai.

Sa i përket pikut të pandemisë në vendin tonë, eksperti dha këtë përgjigje:

“Ka shumë analiza, por sipas mendimit tim, kjo javë dhe ajo e ardhshmja mund të jenë javët e pikut. Izolimi mendoj se ka dhënë rezultate sepse nëse nuk do të ishin marrë masat e duhura në kohën e duhur, sot do të kishim 100 raste të reja në ditë. Këto javë do të jenë vendimtare, sigurisht që pritet rritje e numrit të të prekurve”.

Sipas tij, është e pamundur të thuhet se kur do të përfundojë kjo situatë e krijuar nga koronavirusi.

“Ka shumë faktorë, që nga masat mbrojtëse e deri te faktorët klimaterikë. Është një virus i ri dhe nuk e dimë se si do të reagojë ndaj klimës apo lagështisë. Gjithçka që thuhet tani është hamendësim”, thotë Koraqi.

Në lidhje me ilaçe eksperimentale për trajtimin e COVID-19, eksperti tha: “Deri tani, nuk ka asnjë medikament zyrtar. Gjithçka bazohet në statistika aktualisht. Kështu do të veprohet edhe te ne, duke marrë protokolle të gatshme nga OBSH”.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here