Ekspertët gjermanë dhe francezë në mbështetja të banorëve të Astirit: Shteti vjen si bandë…

0
103

Ekspertë dhe përfaqesues Gjermanëe dhe Francezë ishin ditën e sotme në mbështetje të banorëve të Astirit.

Avokati Artan Manushaqe në një deklaratë për mediat u shpreh se gjatë bisedës që ka pasur me to, u ka  komunikuar se në Unazën e Re po bëhet një masakër, kundër të drejtave qytetare.

“Debati ngrihet në nivel të tillë që dhe nga bisedat që kam pasur unë në Unazë e Re po bëhet një masakër. Qeveria nuk po respekton të drejtat qytetare.

Dhe thelbi i gjithë kësaj është se në shtet që nuk respekton të drejtat dhe liritë qytetarë nuk mund të jetë pjesë e BE-së. Erdhën për të parë situatën reale se çfarë ndodh këtu.

Shteti vjen si bandë dhe të thotë se kemi dy ditë kohë dhe të nxjerr nga shtëpia. Nuk është thjeshtë çështje e Unzës së re por mënyrës si zbatohet ligji në Shqipëri.

Ka një paligjshmëri totale. Kur të vjen pa shkresë dhe të thotë dil nga shtëpia. Ka palishmëri totale sepse nuk ka preket dhe nuk ka pjesmarrje të unitetit. Ne kemi kërkuar drejtësi.

Me njoftimet që kanë bërë kanë njoftuar edhe banesa dhe familje që nuk u është thënë më parë. Qëllimi këtu është jo të zgjerohet rruga, por të ndërtohen kulla.”- u shpreh Manushaqe.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here