Lajmi Fundit/ Burimet nga PD: Rama refuzoi paketën McAllister, nuk pranoi shtyrjen e zgjedhjeve

0
311

Ka përfunduar pas 20 minutash takimi i Lulzim Bashës me krerët e partive aleate që u zhvillua në selinë e PD.

Kur vetëm pak orë na ndajnë nga ‘skadimi’ i afatit që zyrtari i DASH, Hoyt Yee u la liderëve politikë, për zgjidhjen e ngërçit, kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha mbledh sërish aleatët.

Në takim u diskutua për qëndrimin që do të mbahet për vetingun dhe shtyrjen e datës së zgjedhjeve.

Mësohet nga burime të brendëshme se Kryeministri Rama nuk ka pranuar ofertën McAllister, dhe pika ku ngecën bisedimet është pikërisht data e zgjedhjeve.

Takimi i Bashës me aleatët është i treti gjatë ditës së sotme.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here