Aleanca për Median Etike/ Ja ‘plas’ Henze: Rama dëshiron që të shfuqizojë shtypin e lirisë…

0
88

Këshilltari ekonomik pranë CDU-së, Martin Henze, i është përgjigjur qëndrimit të ambasadorit të BE-së në vendin tonë, në lidhje me ligjin e ”Anti-Shpifjes”, ku Luigi Soreca thotë se mbështet gazetarët shqiptarë që të fitojnë standarde profesionale me ngritjen e Aleancën për Median Etike, hap i duhur sipas tij, në drejtim të vetë-rregullimit.

Në reagimin e tij, Henze e quan marrëzi por mbështet se redaktorët duhet të kenë një kod etik. Nga ana tjetër ai thotë se kjo Aleancë është organizuar nga një palë, pra nga maxhoranca. Qeverinë ”Rama 2”, ai e quan të korruptuar dhe që për të, ka si qëllim që të shfuqizojë lirinë e shtypit.

Postimi i plotë

Marrëzi absolute, redaktorët duhet të kenë me të vërtetë një kod etik. Por nuk ka shtet kushtetues në Shqipëri, ajo është e organizuar nga një qeveri e një partie, e cila është e korruptuar, dëshiron që të shfuqizojë shtypin e lirisë, apo mendoni se gazetarët duhet të kufizojnë vetë lirinë e tyre?

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here