Zonja dhe zotërinj: Kryeministri i Shqipërisë!

0
222

Sonte në emisionin “Opinion” ku është i ftuar kryeministri i vendit, po shaqet një kryetar ekzekutivit krejt i çuditshëm. Madje edhe në fjalorin e tij haste dendshëm, etikë e ulët dhe ofendime ndaj gazetarëve.

“Çfarë keni sonte, jeni bërë?”- pyeti Rama gazetarët. Më tej u tha: “Apo doni t’ju bëj atë që di unë të bëj?!”. Nëse këto dy deklarata do ishin bërë ndonjë studio në Itali apo gjetkë, të nesërmen padyshim kryeministri do kishte pas të gjithe mediat e vendit dhe organizatat e shoqerisë civile që do flisnim për fyerje dhe intimidim të medias.

Më tej në vetëm 1 orë emision ( vazhdon ende nderkohë që shkruajmë këto radhë) debatet e tij me gazetaren Klodiana Lala, të cilën e ofdenoi jo pak herë, ashtu edhe gazetarin Iljazaj, të cilin i pohoi: “Kush je nuk të njoh fare”.

Po ashtu debate të ashpra , Rama pati edhe me kryeredaktorin e gazetës Panorama Robert Rakipllari, të cilit madje i dha edhe leksione gazetarie. E ndërkohë që Rakipllari po i përgjigjej, Rama bëri për sekonda me rradhë një mimikë të çuditshme që habiti jo pak të pranishmit në studio.

 

Debatet e zbardhura nga opinion.al

Ervis Iliazaj – Me iniciativat e qeverisë barra e provës është e të akuzuarit jo e të të akuzuarve. Prandaj duhet edhe ta provoj zoti kryeministër. Kështu është se këtë filozofi po ndiqni

Edi Rama – Dëgjo këtu se dhe s’të njoh fare se kush je

Ervis Iliazaj – Unë skam ardhur për ty po kam ardhur se më ka ftuar Fevziu

Edi Rama – Kisha shpresë se do ishe ndonjë i mënçur. Barra e provës i kalon të akuzuarit kur bëhet fjalë për mafioz, për terrorist

Ervis Iliazaj – Është bërë si filozofi qeverisëse

Edi Rama – Ku i gjen këta mo? Ku i gjen këta mo. Do e ngresh nivelin ti apo jo

Ervis Iliazaj – Nivelin tim nuk e certifikon dot ti

Edi Rama – Cila filozofi qeverisëse

Ervis Iliazaj – Nivelin tim nuk e certifikon ti se ma kanë certifikuar profesorë me mjekër derti te gjuri, madje më të gjatë edhe se tënden.

Edi Rama – Nga kçkja barra e provës kalon te i akuzuari duke i prishur të gjitha parimet e shtetit të së drejtës, nga akuzuesi te I akuzuari. Ju që keni bërë këtë punë vërtetoni akuzën që ju është bërë.

Edi Rama – Unë flas me fakte

 

Artan Hoxha – Po fakt është ajo

 

Edi Rama – Keni marrë ndonjë gjë sot apo jeni esëll

 

Artan Hoxha – Unë jam nga krahu tjetër

 

Klodiana Lala – Kryeministri ka ardhur…

 

Edi Rama – Po pusho moj pusho

 

(Edi Rama – Shhhhhhh…..)

 

Klodiana Lala – Kryeministri ka ardhur për të folur për këta personazhet e botës së krimit këtu, të cilët pjesa më e madhe e tyre janë liruar në kohën që zoti Rama vazhdon të jetë në pushtet. Lulzim Berisha është liruar me betimin e një prej anëtarëve të kryesisë të partisë socialiste.

 

Edi Rama – Po si stë vjen turp moj zonjë kam ardhur këtu të jap përgjigje jot ë dëgjoj broçkullat e tua

 

Klodiana Lala – Unë pot ë them fakte, ma kundërshto që nuk është liruar me bekimin e Vangjush Dakos dhe unë do të kërkoj falje publike

 

Edi Rama – Zonjë nuk kam ardhur të kundërshtoj ty, nuk kam ardhur të kundërshtoj ty, nuk kam ardhur të kërkoj falje ty, nuk kam ardhur të bëj debat me ty, kam ardhur të flas me publikun. Ju vini ktu dhe torolisni opinionin publik me budallallëqe

 

Blendi Fevziu – Ju mor zotri nuk torolisim ne ktu opinionin publik

 

Edi Rama – Do më lini të flas dhe të shpjegoj apo të vazhdoj të bëj me ju atë që di unë të bëj me ju

 

Blendi Fevziu – Jo nuk është nevoja të kërcënosh, përgjigju pyetjes.

 

Klodiana Lala: A ishit ju i informuar që kjo pronë, është e një personi që ka urdhëruar vrasje?

 

Edi Rama: Jo, jo jo … Nuk isha i informuar dhe nuk kam asnjë problem me këtë foto. Ka dhe një foto tjetër që e kanë vënë në mur ata.

 

Klodiana Lala: A u shqetësuat kur e patë këtë foto?

 

Edi Rama: Punët e policisë janë të policisë, punët e mia janë të miat…

 

Klodiana Lala: Ajo vajza me syze e OFl-së i ka vajtur atje…

 

Edi Rama: Mos i hy fare se qenke komplet tap topi ndaj kësaj fushe…

 

Klodiana Lala: mos më intimido zoti Kryeministër. Kam bërë shkollë për këtë punë…

 

Edi Rama: U qava nga Mark Marku, po kjo qenka…. çështja kjo mo?

 

Klodiana Lala: Zoti kryeministër do japësh përgjigje…

 

Edi Rama: Do jap përgjigje por ti duhet ta qepësh!

 

Bledni Fevziu: O Klodi, por të fut në kurth. Mos e merr personale

 

Edi Rama: OFl nuk e coj unë, e çon ligji. Dhe ky është subjekt i tij. Nuk kam asnjë pishman, e bëj edhe njëqind herë të tjera.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here