Shpati ‘thumbon’ Afërdita Dreshajn, ç’mendon ai për dasmën me sportistin çek…

0
230

Ndonëse kanë kaluar 5 vite nga ndarja e bujshme e një prej çifteve më të dashur të showbizit shqiptar, këngëtarëve Shpat Kasapi dhe Afërdita Dreshaj, ndarje e cila fillimisht u tha se ndodhi për shkak të një afrimiteti të kësaj të fundit me aktorin e njohur Leonardo di Caprio, duket që mes tyre ka akoma disa pakënaqësira. Lajmi i martesës së këngëtares dhe modeles së njohur, e cila prej disa vitesh po zhvillon karrierën e saj në SHBA, duket se nuk i ka pëlqyer këngëtarit nga Shkupi. Ndërkohë që të gjithë prisnin që Shpati të prononochej për këtë lajm, ai ka zgjedhur në fat të thumbojë shoqen e ngushtë të Afërditës.

Në një postim të Ermal Mamaqit, i cili ka njoftuar se një prej të ftuarave në programin e të shtunës është modelja e Xhesika Berberi, nuk ka mnuguar as komenti i Shpatit  i cili ka tërhequr vëmendjen e të gjithëve: “Ermal bëja këtë pyetje Xhesikës! Jam Shpat Kasapi! A do ishe lidhur edhe ti me një djalë jo shqiptar siç është lidhur shoqja jote e ngushtë Afërdita Dreshaj dhe a mendon se kështu do e ruajmë origjinën shqiptare?”, ka shkruar ai. Merre shtruar Shpat, dashuria nuk njeh kombësi. Raca shqiptare do të lulëzojë edhe pas martesës së Adelinës apo mijëra shqiptarëve që zgjedhin partnerë të huaj.

Image

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here