Plas sherri në studio/ Rama-gazetarit: Nuk të njoh kush je, Fevzo ku i gjen këta? Iljazaj: Nivelin tim nuk e çertifikoni ju!

0
252

Kryeministri Edi Rama, i ftuar në emisionin “Opinion” për të folur vetëm për operacioonin e tij propagandistik  “Kap ça të kapësh”, është përballur edhe me disa gazetarë kryesisht të kronikës së zezë.

Gjatë debatit Rama sulmoi në mënyrë arrogante gazetarin Ervis Iljazaj, duke i thënë se nuk e njeh dhe se nuk ka nivel.

Edi Rama: S’të  njoh fare se kush je [i drejtohet Iljazajt]. Kisha shpresë se do ishe ndonjë i mençur. Barra e provës i kalon të akuzuarit kur bëhet fjalë për mafiozët. Fevzo ku i gjen këta? Do e ngresh nivelin?

Ervis Iljazaj: Nivelin tim nuk e çertifikoni ju, por  e kanë çertifikuar profesorë me mjekërr tek gjuri. Ma kanë certifikuar të tjerët. Filozofia juaj, është prishje e parimeve të shtetit të së drejtës, ku barra e provës bie mbi të akuzuarin.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here