Tërmeti/ Prej një viti në kontenierë, e moshuara në Manëz: Na harruan

0
149

Tërmeti i 26 nëntorit la pa shtëpi dhjetra banorë në Manëz të Durrësit dhe prej asaj dite shumë familje vijojnë të jetojnë në kontenierë në oborrin e shkollës.

Ata shprehen se jetesa për ta është shumë e vështirë, pasi kushtet janë të vështira dhe i bëjnë thirrje qeverisë t’i ndihmojë.

Tmerr jemi. Jemi bërë gjysmë robi, deri tani jemi në mëshirë të Zotit.  Asgjë nuk kanë bërë, sa kanë ardhur na kanë pyetur dhe asgjë. Nuk duan ta dinë se jemi, jetoni me forcat tuaja thonë” tha një banore.

Ndërsa një tjetër tha “U çmenda, më iku truri. Jetoj vetëm. Zhurmë e madhe, nuk durohet, koka më dhemb, e sëmurë jam, me tension, zemër, mezi eci” tha ajo. “Shumë keq, shumë e vështirë. Nuk ka ardhur asnjë” tha një tjetër banor për “ABC News”.

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here