Denoncim i fortë: Tenderi abuziv! 3000 euro një uniformë policie…

0
129

Jamarbër Malltezi, kreu i Departamentit të Mjedisit, dhe anëtar i Kryesisë së PD-së, ka denoncuar në rrjet atë që e quan vjedhjen me uniformat e policisë.

Malltezi ka reaguar pak ditë pasi në terren ka nisur Operacioni Forca e Ligjit, në kuadër të anti-KÇK-së, ku efektivët e Njësisë Speciale janë shfaqur në terren të maskuar, me makina të blinduara, armë automatike dhe syze. Madje edhe në deklaratat për mediat që jepen në emër të OFL-së, shfaqet një efektive me syze, e cila i maskon gjysmën e fytyrës.

“Vjedhin nga 3000 euro për një uniformë policie dhe pastaj duan të tërheqin vëmendjen që të merreni me syze e jo me vjedhjen”, shkruan Malltezi në rrjet, duke postuar foton e mëposhtme.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here