Kryeministri u nxori emrat vëllezërve Budina si të prekur nga koronavirusi, regjisori sqaron si qëndron e vërteta

0
91

I ftuar në emisionin ”360 gradë” në ”RTV Ora” nga gazetari Artur Zheji, regjisori Edmond Budina  reagon pasi pak ditë më parë, kryeministri Edi Rama përmes një postimi në Twitter, bëri publik lajmin se vëllezërit Edomond dhe Robert Budina ishin infektuar me Covid-19, dhe shprehu keqardhjen e tij. Por regjisori pergenjeshroi lajmin duke thene se njëra nga gratë që i kishte shërbyer hallës së tij që më pas kishte ndërruar jetë, ishte shtruar në spitalin infektiv pasi ishte me koronavirus.

Edmond Budina: ”Për fat të keq halla jonë, gruaja e Sulejman Pitarkës ishte në spital, doli nga spitali dhe ishte në koma. Ne, të tre vëllezërit iu gjendëm pranë meqë fëmijët e saj janë jashtë shtetit, po ashtu edhe komshinjtë që ishim së bashku me ne. Ajo ndërroi jetë dhe ne e përcollëm në varreza. Xhovana kishte 6 ditë që ishte me temperaturë, sepse njëra prej grave që i shërbente hallës sonë, u shtrua në spitalin infektiv me koronavirus. Ajo e trembur kërkoi me insisitim për 6 ditë që të bënte tamponin por askush nuk ia vari. Po ashtu edhe vëllai i dytë Gjergji, dhe ai ishte me temperature askush nuk ia vari ndonëse është me diabet, me infarkt. Po ashtu edhe tre gra të tjera ishin me temperature dhe mezi ja bënë tamponin.”

Budina tha se kur vëllai i tij i dytë Gjergji kreu tamponin, u kërkua menjëherë të kryhej testi dhe për te dhe Robert Budinën. Ai i kërkoi shefes së epidemiologjisë që të mos bëhej publik rezultati i testit, por menjëherë mediat dhe kryeministri Rama e shpërndanë lajmin.

Edmond Budina: ”Të gjithë këta që kishin shenja të koronavirusit ishin negativë. Kur ata morën vesh që unë dhe Berti ishim vëllezërit e Gjergjit, insistuan me çdo kusht që të bënim tamponin. Unë i thashë personalisht drejtoreshës së epidemiologjisë, përse duhet të ma bëni mua që nuk kam asnjë shenjë, gjithsesi nuk asnjë problem ta bëj tamponin. Ajo insistoi me çdo kusht. Tamponin e kam bërë në orë 18:40 të ditës së enjte, dhe ditën e  premte në orën 08:51 minuta më është dhënë rezultati që jam pozitiv. Përpara se të dilte rezultati i tamponit i kërkova shefes së epidemiologjisë, që sido të jetë rezultati, të mos bëhet publik. Nuk kaloi as edhe një orë, dhe të gjitha mediat e kishin shpërndarë  lajmin. Mbas kësaj, menjëherë kryeministri nxitoi të thoshte si i vinte keq për ne.”

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here