Duhen protesta, Rama s’merr vesh me negociata….Çfarë paralajmëron zyrtari i PD-së???

0
122

Anëtari i Këshillit Kombëtar në Partinë Demokratike, Aleksandër Biberaj, tha mëngjesin e sotëm në studion e ABCnews se do të ketë të tjera denoncime nga opozita lidhur me kryebashkiakët e Rilindjes, që janë subjekt i ligjit për dekriminalizimin.

“Ne jemi në bashkëpunim me faktorin ndërkombëtar dhe informacione të shumta vijnë për kryetarë të përfshirë në krim. Do të ketë sërish raste të tjera, por çdo gjë në kohën e vet”, është shprehur Biberaj.

Sipas tij, qeveria Rama nuk mund të bindet me negociata, dhe në këtë kuadër protestat mbeten rruga e vetme me të cilën mund t’i bëhet ballë.

“Djegia e mandateve mendoj se ishte e vetmja zgjidhje, pasi opozita në parlament ishte fasadë dhe nuk mund të futej me këtë kryeministër dhe qeveri në zgjedhje, por mendoj se ka qenë vendimarrje e guximshme dhe në kohën e duhur. Ishin 10 protesta të mëdha kombëtare që mund të menaxhoheshin më mirë në mënyrë që ne të qëndronim në shesh për orë të tëra në mënyrë që të rrëzohej qeveria,” tha Biberaj.

Sipas tij zhvillimet në vend duhet të jenë me emergjencë, pasi situata është thuajse si në ’91, por sot jemi akoma më keq pasi në atë kohë kishim shpresë ndërsa tashmë nuk kemi as shpresë.

“Llogjika normale përpos mendimeve politike të çon në zgjedhjet e parakohshme që duhet të zhvillohen patjetër. Pas përfundimit të reformës zgjedhore do të shkojmë në zgjedhje të parakohshme, kjo është një bindje nga ana jonë. Ndërkohë krahu tjetër është në avion numëron miliardat e krimit”, tha Biberaj.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here