“Spektakël banal”, Gjergj Erebara: Policia ndalon njerëz pa kurrëfarë shkaku të ligjshëm

0
125

Gazetari Gjergj Erebara  nëpërmjet një statusi në Facebook ka komentuar sot paketën anti-KÇK të ndërmarrë nga qeveria shqiptare, e cila po vijohet me aksione në rrugë, ku janë ndaluar mijëra persona dhe u është kontrolluar makina. Erebara shkruan se Policia po ndalon njerëz pa kurrfarë shkaku të ligjshëm. Më tej shton se Policia i jep vetes të ndalojë njerëz vetëm e vetëm pse panë precedentë penal.

“Policia ka filluar te ndaloje njerez ne rruge dhe t’i shoqeroje per verifikim pa kurrfare shkaku te ligjshem. Disa jane automatikisht te dyshuar se kane precedente penale, te tjere, vetem se nuk kane dokument identifikimi me vete. Dhe policia i jep te drejte vetes te ndaloje njerez vetem e vetem pse kane precendente penale ndersa ne njoftime fut ne te njejten kategori ‘personat me precedent penal’ dhe ata qe gjenden ne rruge pa dokument identifikimi me vete. Gjithcka per llogari te nje spektakli banal”, shkruan Erebara.

Policia prej pak ditësh ka nisur një aksion në të gjithë vendin, ku po kontrollohen makinat dhe po verifikohen pronarët e tyre. Deri më tani, rreth 100 automjete janë bllokuar përkohësisht për verifikim në sistem nëse rezultojnë të vjedhura apo nëse pronarët e tyre e justifikojnë blerjen e tyre. Ndërkohë dhe OFL ka zbritur në terren dhe po dërgon formularët personave të janë pjesë e subjektit anti-KÇK.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here