Kryetari i PD-së, Sali Berisha, i ka ftuar sot qytetarët të ndjekin takimet që po zhvillojnë në Tiranë, kandidatët e PD-së në primaret për bashkinë e kryeqytetit, planet e tyre, idetë e tyre për zhvillimin e Tiranës.
Berisha shkroi: “Të dashur miq, sot, 7 kandidatët në Primare për Bashkinë Tiranë, Adriana Kalaja, Belind Këlliçi, Enkelejda Fejzo, Fatmir Merkoci, Gerti Bogdani, Ilir Alimehmeti dhe Julian Deda, do të zhvillojnë takimet e radhës, ku do të shpalosin planin e tyre për t’ia rikthyer Tiranën banorëve të saj.
Ora 11:00, Hotel Mondial, kandidatët takim me banorët e degës 7 dhe 10
Ora 13:00, Bar Restorant Sela, Kombinat, takim me banorët e degës 6, 13, 15 dhe 16
Ora19:00, në ambientet e Kompanisë 2A në ish-Kinostudio, takim me banorët e degës 3, 4 dhe 14. Ju ftoj t’i ndiqni sipas dëshirës.”