Dalin rezultatet për të dyshuarën me koronavirus në Kosovë

0
132

Megjithëse u raportua për një person të dyshuar të infektuar me koronavirus, pacientja rezultoi se nuk është bartëse e sëmundjes që po përhapet me shpejtësi në mbarë botën.

Mjekët që u morën me rastin në fjalë sqaruan se rezultatet për pacienten e dyshuar, kanë dalë negative.

Drejtori i Insitutit Kombëtar i Shëndetit Publik është shprehur se: “Ne i kemi marrë rezultatet laboratorike për të treja në mënyrë që të izolojmë çdo dyshim të mundshëm në koronavirus dhe në gripin a ose b, dhe të treja kanë rezultuar negativisht. Në këtë rast konfirmimi laboratorik është konfirmimi përfundimtar”

Nga ana tjetër ministri i shëndetësisë në Kosovë, tha në një deklaratë për shtyp se bëhet fjalë për një shtetase të huaj, e cila jeton në Kosovë.

Ndërkohë, institucionet publike shëndetësore në Kosovë kanë marrë të gjitha masat nevojshme për të parandalaur koronavirusin .

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here