Berisha deklaratë të fortë kundër Bashës: S’duhet humbur kohë…. të hidhet në një betejë deri në përmbysjen e këtij bosi të mafias

0
96

Sali Berisha po del hapur me teza kundër qëndrimeve të pasardhësit që katapultoi në krye të partisë së tij, Lulzim Bashës. Ndërsa kreu aktual i PD, pasi e uli opozitën në tryezën e reformës zgjedhore, deklaroi se sulmet po i vinin nga revolucionarët, lideri hostorik ka folur sot pikërisht për rrëzimin e Ramës me revolucion. Ish-kryeministri Sali Berisha tha se vijon t’i qëndrojë thirrjeve për revolucion, si e vetmja mënyrë, sipas tij, që do të largonte Edi Ramën nga posti i kryeministrit.

I ftuar në “Kjo Javë”, Berisha pa e cilësuar uljen në tryezë me Damian Gjiknurin dhe Rudina Hajdarin si harxhim kohe, u shpreh se opozita nuk duhet të humbë kohë, duke shtuar se “duhet të bëjë gjithçka mund të bëjë për t’i bërë Edi Ramës, atë që bolivianët i bënë Moralesit”.

Ndërsa Basha tha pak ditë më parë se rruga radikale e kishte arritur qëllimin e saj me ndërgjegjësimin e shqiptarëvë dhe ndërkombëtarëve paraardhësi i tij pretendon të kundërtën: “Për mua opozita duhet të bëjë gjithçka mund të bëjë për t’i bërë Edi Ramës, atë që bolivianët i bënë Moralesit, atë që armenët i bënë Sarkesianit, për t’i bërë atë që realizuan maqedonasit në një kohë kur vërtet ishte salduar një problem. Pra, opozita nuk duhet të humbasë kohë, por të hidhet në një betejë deri në përmbysjen përfundimtare të këtij bosi të mafias shqiptare, siç po e quajnë tani në Europë. Vetëm revolucioni është zgjidhje në këtë vend”.

Në vend që të mbështese marrëveshjet dhe paktet si ato të ngjashme me dealin okult Rama Basha në 2017 Berisha ka bërë thirrje pët shfrytëzimin e urrejtjes që është akumuluar kundër kryeministrit:”Ka një urrejtje për Edi Ramën, që ka kufi vetëm qiellin dhe kjo urrejtje duhet kapitalizuar me rrëzimin sa më shpejt të Edi Ramës dhe të këtij narkokabineti, ky është mendimi im”, ka thënë sot Berisha.

Natyrisht nuk pritet që ai ta atakojë nominalisht njeriun që e caktoi në mënyrë antidemokratike si pasardhës, por këtë herë qëndrimet radikale të Berishës duken më larg se kurrë nga butësia e squllur e Bashës.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here