Masakra e Ramës mbi drejtësinë shqetëson edhe Xhafajn, të huajt heshtin….

0
85

Nuk mjafton vetëm kapja e drejtësisë së re, duke vendosur në krye të saj njerëz pranë mazhorancës, por Edi Rama po vazhdon masakrën edhe me propozime ligjore skandaloze.

Një ditë më parë, Komisioni i Ligjeve miratoi një projekt që i jep fuqi të pazakonta kreut të Inspektoriatit të Lartë të Drejtësisë mbi prokurorët dhe gjyqtarët. Kreu i ILD është zgjedhur Artur Metani, një njeri i akuzuar nga opozita për lidhjet e ngushta me kryeministrin Edi Rama.

Kjo situatë shqetësuese, e shoqëruar me aktin normativ AntiKÇK, ka krijuar shqetësim në komunitetin e atyre që kuptojnë nja dy gjëra nga ligji. Këtë shqetësim e ka shprehur edhe ish-ministri Fatmir Xhafaj gjatë mbledhjes së Komisionit të Ligjeve. Ndërkohë vetëm të huajt nuk po prononcohen për këtë situatë.

Deklarata e Fatmir Xhafaj:

Unë kam mbajtur vetë disa qëndrime të ashpra me disa gjyqtar dhe prokurorë për mënyrën sesi janë sjellë ata që në vlerësimin tim nuk kanë pas arsye për të qenë prokurorë. Por një gjë është e rëndësishme. Sjelljen, qasjen qoftë kjo edhe kriminale, të 20, 30 apo 40 prokurorëve e gjyqtarëve nuk mund t’ia veshim të gjithëve, as dje e aq më tepër edhe sot. Sepse kjo nuk është një gjë pozitive. Cilido nga ne, politikanët, duhet të jemi të kujdesshëm në këtë diskurs politik. Qoftë sjelljen e individëve, qoftë edhe me mënyrën sesi i qasemi vet problemit. Qasja jonë, përveçse politike, është edhe kushtetuese, edhe institucionale. Ne kemi institucionet e reja të sistemit. Ne sot nuk mund të flasim si dje.

Ne kemi sot kemi qeverinë e gjyqtarëve dhe prokurorëve. Pyetja që duhet të bëjmë është nëse janë këto pro aktive në këtë proces, unë besoj se të dy këshillat po bëjnë një punë të lavdërueshme. Por nuk bie dakord me dy elemente të rëndësishme, mungesën e një qasjeje proaktive ndaj këtyre fenomeneve. Jam shumë i keqardhur që shikoj një debat kaq të fort në publik, pavarësisht se është vetë Kryeministri. Ata që flasin më pak e që do të duhet të flisnin më fort janë dy qeveritë e sistemit. Nëse sot kemi një rast ekstrem të një gjyqtari, nuk arrij dot ta mendoj sesi nuk ka një qëndrim publik të këtyre dy institucioneve.

Ligji e ka të gjithë hapësirën për ta pasur këtë qasje. Ne nuk duhet të kujdesemi vetëm për buxhetin e këtyre këshillave. Druaj se paaftësinë tonë për të zbatuar ligjet kërkojmë ta gjejmë te ligji në vetvete. Për t’i dhënë zgjidhje mënyrës si zbatojmë ligjin, gjëja më e thjeshtë që bëjmë, hajde të ndryshojmë ligjin. Mendoj se kjo është një qasje e gabuar. Ka nevojë për një analizë të thelluar për të kuptuar se çfarë është pjesë e gabimeve tona dhe çfarë është pjesë për t’u mbështetur me reflektime përkatëse.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here