“S’do hyni përjetë në ShBA!” Ish-kreu i KQZ-së nxjerr bllof Ramën: S’ekziston asnjë ligj i tillë

0
89
Sipas ish-kreut të KQZ-së, dënimi më i madh që mund të marrë një person që ndikon në prishjen e procesit zgjedhor është 8 vite burg.

Ish-kreu i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Kristaq Kume i është përgjigjur kryeministrit Edi Rama, teksa në takim me kandidatët e PS-së për kryetar bashkie deklaroi se çdo person që do të ndikonte në prishjen e procesit zgjedhor do t’i ndalohet hyrja në çdo shtet të SHBA-së dhe BE-së.

Në një prononcim për Dosja.al, Kume shprehet se legjislacioni shqiptar nuk e parashikon këtë gjë. Sipas ish-kreut të KQZ-së, dënimi më i madh që mund të marrë një person  që ndikon në prishjen e procesit zgjedhor është 8 vite burg.

Unë nuk e di ku e ka gjetur kryeministri këtë version, kur nuk parashikohet në legjislacionin shqiptar dhe kurrsesi nuk kam dijeni të parashikohet në asnjë lloj legjislacioni të një tjetër shteti.

Kur një individ përfshihet në prishjen e procesit zgjedhor që klasifikohet si krim zgjedhor dhe vepër penale, por jo si shkelje administrative, dënimi më i rëndë që mund të marrë është 8 vite burg, sipas legjislacionit shqiptar.

Por kjo nuk parashikon apo ndalon hyrjen në një tjetër shtet.

Nuk e di se si një politikan bën deklarata të tilla, në momentin që legjislacioni shqiptar nuk i nënshtrohet atij të SHBA-së apo Europian,”– shprehet profesor Kristaq Kume.

Ditën e sotme kryeministri Edi Rama paralajmëroi të gjithë shqiptarët. Ai u shpreh se të gjithë ata që do tentojnë të prishin zgjedhjet, përveç burgut dhe dënimit shqiptar, i pret ‘ndalimi i hyrjes’ në SHBA dhe BE.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here