Grabitet me thikë banesa në Tiranë, në pranga autori….

0
96

Një banesë në periferi të kryeqytetit ka rënë prej e grabitjes paraditen e djeshme.

Autori, për të cilin policia njoftoi këtë të premte se është vënë në pranga, ka marrë bizhuteri dhe para.

Aksioni

Burime zyrtare nga policia bënë me dije se specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr. 5, pas njoftimit të marrë se në Bathore, në rrugën “Bërzhitë”, rreth orës 10:50 të paradites së datës 06.02.2020, në banesën e shtetasit H.H., kishte hyrë një person i maskuar dhe nën kërcënimin e thikës kishte vjedhur lekë dhe disa bizhuteri, kanë organizuar punën për zbardhjen e ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit.

Si rezultat i informacioneve të marra në rrugë operative dhe veprimeve proaktive u bë e mundur që brenda pak orëve të identifikohej personi i dyshuar si autor i kësaj ngjarjeje.

Në këtë kuadër u organizua operacioni policor i koduar “Bërzhita”, duke u finalizuar me kapjen dhe arrestimin në flagrancë të shtetasit:  A.M., 25 vjeç, banues në lagjen nr. 4 Bathore, Tiranë, i dënuar më parë për vjedhje.

Gjatë operacionit, shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 5 bënë të mundur gjetjen dhe sekuestrimin në cilësinë e provës materiale të sendeve të vjedhura nga autori në banesën e shtetasit H.H..

“Materialet i kalojnë Prokurorisë së Rrethit, në ngarkim të shtetasit A.M., për veprën penale ‘Vjedhja me dhunë’, për të cilën parashikohet dënimi deri në 15 vjet burgim”, njoftoi policia.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here