Basha mesazh ngushëllimi për ndarjen nga jeta të artistes: Forca dhe ëmbëlsia e zërit tënd nuk do të shuhen kurrë!

0
99

Pas ndarjes nga jete të këngëtares së madhe shqiptare kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka dërguar një mesash ngushëllimi.

“Prehu në paqe Zambaku i Shqiptarisë! Magjia, forca dhe ëmbëlsia e zërit tënd nuk do të shuhen kurrë!”, shkruan Basha në mesazhin e tij.

Ja mesazhi i plotë:

Me trishtim mësova ndarjen nga jeta të bilbilit të këngës shqiptare znj. Nexhmije Pagarusha.

Zëri i saj unik më ka shoqëruar që fëmijë, sepse Pagarusha është këngëtarja e preferuar e nënës time, ishte frymëzim dhe gëzim për të, ashtu si për shumë shqiptarë të tjerë në momente të lumtura dhe të vështira.

Prehu në paqe Zambaku i Shqiptarisë! Magjia, forca dhe ëmbëlsia e zërit tënd nuk do të shuhen kurrë!

Image

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here