Ngjarja e rëndë në Shkodër/ Drejtori i policisë iu hakërrehet gazetarëve: Mu zhdukni prej këtu…

0
78

Shkodra u terrorizua mbrëmjen e djeshme për shka të një përplasje që ndodhi në zonën e Pedonales, por më shumë sesa kjo drejtorin e Policisë Anton Hasanpapaj e ka shoqëruar prania e gazetarëve dhe e kameramanëve.

Ai dëgjohet tiu thojë atyre që të zhduken prej aty, në një gjuhë që do ta kishin zili edhe vetë personazhet e botës së krimit.

“Mu zhdukni prej këtu, ec, mu zhdukni të gjithë”,dëgjohet që të thojë Hasanpapaj, ndërkohë që për ngjarjen e rëndë ku mbeti e plagosur dhe një kalimtare e rastit, nuk ka asnjë person të shoqëruar.

Pak orë më vonë, po në Shkodër dy shpërthime të njëpasnjshme me tritol ndodhën në banesën e ish-basketbollistit të Vllaznisë, Nikolin Arraj, duke rikthyer edhe njëherë makthi e krimeve të rënda në qytetin verilindor.

Po mesa duket në një situatë të tillë, drejtori i policisë gjen vend t’iu hakërrehet gazetarëve.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here