Basha: Rama e ka “fundosur” Shqipërinë, PD do ta nxjerr vendin nga kriza politike dhe ekonomike

0
100

Në kuadër të fushatës së tij të takimeve ‘Po të Dëgjoj’, kreu i PD-së Lulzim Basha po mban një bashkëbisedim live në profilin e tij zyrtar në Facebook. ” Ekonomistet me te mire i kam ne krah, prane PD… Absolutisht do ta nxjerrim Shqiperine nga kriza ku Edi Rama e ka futur, me kapjen e pushtetit me bashkepunimin e oligarkeve…”

“Kam qene para ca kohe ne QSUT, qe gjendja eshte skandaloze ne pediatri, fasada te merr ne qafe as bukur sa duket ne televizion por e verteta eshte ndryshe”.

 

Pyetje: A do ta hapni PD-në duke zhvilluar primaret brenda partisë?

Lulzim Basha: Ka dy vjet që e kemi garantuar me letra siç i thonë, e kemi në statut, por po përgatitemi me ndihmën e disa prej partive tona simotra që kanë përvojë në procese të tilla, siç është Partia Konservatore e kryeministrit Boris Johnson dhe Partia Republikane Amerikane dhe natyrisht CDU gjermane. Janë tre parti që po na ndihmojnë. Brenda PD-së kemi një proces të hapur për kandidimin, pra kush ka dëshirë të kandidojë ka mundësinë të kandidojë për të përfaqësuar PD-në në nivel qendror dhe në nivel lokal. Kemi një proces filtri të mirëfilltë për të garantuar që cilësia e kandidatëve tanë të jetë më e lartë e mundshme. Si sa i përket integritetit, pra të jenë njerëz të ndershëm, natyrisht pa rekorde kriminale. Por edhe njerëz të pa korruptuar dhe të jenë njerëz që të besojnë në vlerat e Partisë Demokratike, vlerat konservatore europiane: besimi në Zot, në familje, në atdhe, dhe të ndajnë bashkë me këto vlera edhe programin tonë politik. Pas këtij hapi të dytë, hapi tretë është ai i konsultimi me të gjithë anëtarësinë e PD përmes një procesi votimi i cili do të sjellë në tryezën e forumeve më të larta vendimmarrëse, Këshillit Kombëtar dhe Kuvendit të PD, ato zonja e zonjusha dhe ata zotërinj që kanë kaluar këto tre hapa.
Hapi i parë i parë aplikimi për kandidim.
Hapi i dytë testimi në tre fusha: integriteti, vlerat be Partisë Demokratike, përgatitja për të kryer detyra të larta
E treta që është e një rëndësie themelore, të jenë kandidatë që përfaqësojnë me dinjitet qytetarët shqiptarë
Pyetja: Hajde ne QSUT. Shikoni se çfarë bëhet tek Pediatria, nuk ka mjekë të na vizitojnë fëmijët.

Lulzim Basha: E di, kam qenë para disa kohësh, ndonëse pa kamera. Do të vij përsëri. E kam dëgjuar edhe javën e kaluar nga mjekët e QSUT se në çfarë gjendje katastrofike ndodhet jo vetëm Pediatria, por e gjithë QSUT-ja. Nuk ka gjë që e përmbledh më mirë konceptin e fasadës sesa ajo që u bë në QSUT. Sapo u inaugurua Kirurgjia e re, nga 12 kemi 6 salla, nga 120 kemi 60 shtretër. Po ta shikosh nga kronikat televizive, po, fasada është e bukur, është e lyer bukur. Po të futesh brenda kemi gjysmën e kapacitetit që kishte e vjetra për t’u shërbyer pacientëve, për të mos u futur në detaje të tjera të tmerrshme që kam dëgjuar nga profesionistët sesi mënyra dhe koha e komunikimit nga një repart i urgjencës tek një repart tjetër është zgjatur në krahasim me çfarë ishte. Pra, në qoftë se të duheshin një minutë apo dy minuta për të kaluar nga emergjenca në sallë operacioni, tani duhet të kalosh dy- tre ashensor. Pse?! Për hir të fasadës. Dhe kanë filluar vdekjet e atyre pacientëve, të cilëve mund t’u shpëtohet jeta, në qoftë se thelbi do të kishte prevaluar mbi fasadën. Jo, fasada në këtë rast, kontekstualisht, po vdes njerëz në QSUT. Do të vij shumë shpejt, edhe tek Pediatria, për të cilën për fat të keq kam marrë raportime, kam parë edhe raportime në media, kemi patur edhe njerëzit tanë në terren së fundmi për të parë sesa e tmerrshme është gjendja dhe për ta denoncuar atë. Dhe ju siguroj që do të jetë një nga prioritetet kryesore dhënia fund e kolapsit në shëndetësi.

Përshëndetje zoti Basha! A keni ndonjë plan PD të bëjë diçka në lidhje me borxhin që kanë qytetarët e OSHEE-së, se kam parasysh aktmarrëveshjet që paguajnë pjesa më vulnerabël e qytetarëve?

Lulzim Basha: Bëhet fjalë për një pagesë që varion 15-20 -30 mijë lekë në muaj dhe që siç thua, godet pjesën më të varfër, më të pamundur të shqiptarëve. Po patjetër që do të ketë zgjidhje për këtë dhe ua them unë sesi. Ka një shtresë vulnerabël që çfarëdo që të bëhet, sido që të funksionojë ekonomia, sado mirë që të funksionojë ekonomia nuk e ngre dot kokën mbi ujë. Çfarë do të bëjmë, do t’i lëmë ashtu të mbyten?! Detyra e një kombi të civilizuar, një shoqërie të civilizuar që për një shtresë të shoqërisë, që për një sërë arsyesh; paaftësi fizike, moshë e thyer, fatkeqësi apo situata specifike, nënë me shumë fëmijë, etj, për këtë pjesë të shoqërisë t’i japim një dorë, t’i ndihmojmë. Pjesë e kësaj ndihme do të jetë patjetër shqyrtimi i problemit që parashtron, për të cilën ekipi ynë ka propozuar që për familjet që janë nën minimumin jetik kjo kamatëvonesë të amnistohet masivisht për këto familje. Sepse në fund të fundit e kemi parë se si kjo shumë, që tamam është shumë gjaku që nxirret nga këto familje, po shkon jo për përmirësimin e parametrave të KESH-it apo OSHEE-së, por po shkon për luksin dhe hajdutërinë e zyrtarëve të korruptuar të OSHEE-së, të KESH-it dhe qeverisë.

 

A do të ketë zgjedhje të parakohshme me një qeveri teknike? Uroj shumë!

Lulzim Basha: Edhe unë uroj shumë. 3 janë dhe kërkesat kryesore që kemi.
Së pari, vendit t’i jepet mundësia, përmes zgjedhjeve të parakohshme, të zgjedhë një parlament legjitim, që të jetë produkt i votës së qytetarëve. Të jenë qytetarët ata që do të vendosin për cilën parti, për cilin program, për cilët deputetë do të votojnë.
Së dyti, që ky proces të garantohet, rregullat e lojës të jenë të barabarta për të gjithë.
Së treti, që këto rregulla loje të zbatohen, të kemi një arbitër të panashëm dhe jo një qeveri, e cila, për hir të pushtetit apo aferave, në të cilat është zhytur, është gati të shkatërrojë procesin zgjedhor, vetëm e vetëm të mbajë pushtetin. Për këtë arsye, ne i qendrojmë pikë për pikë kërkesave që kemi parashtruar prej datës 16 shkurt të vitit të kaluar, zgjedhje të parakohshme me një qeveri tranzitore pa këtë kryeministër, sepse, në fund të fundit, është ky kryeministër dhe kjo qeveri që kanë vjedhur zgjedhjet.

Kërkesat tona janë fare të thjeshta. Kërkesa jonë kryesore është – mos vidh! Po dëgjoni shpesh, që njerëzit më problematikë, që janë kapur duke vjedhur zgjedhjet, duke blerë vota me krimin e organizuar, na japin leksione mençurie çfarë do të bëjmë me zgjedhjet. Çfarë do të bëjmë me zgjedhjet? Mos vidh! Ju jeni hajdutët e zgjedhjeve, mos i vidhni zgjedhjet! Nuk është çështje dëshire për t’i besuar dikujt që ka vjedhur jo një, jo dy, por tre palë zgjedhje, edhe një palë zgjedhje pa kunërshtarë, siç ishte 30 qershori. Prandaj, qeveria tranzitore është një garanci. Siç funksionon në Maqedoni, le të funksionojë edhe në Shqipëri.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here