Greqi, një plan për rimëkëmbjen

0
136

Nga Yanis Varoufakis

Nga Yanis VaroufakisMuaj negociatash mes qeverisë sonë dhe Fondit Monetar Ndërkombëtar, Bashkimit Evropian dhe Bankës Qendrore Evropiane kanë sjellë pak progres. Një arsye është se të gjitha palët po përqendrohen shumë në lidhjen e marrëdhënieve për injeksionin tjetër të likuiditetit dhe jo mjaftueshëm për një vizion se si Greqia mund të rimëkëmbet dhe zhvillohet me qëndrueshmëri. Nëse duam të thyejnë rrugën aktuale qorre, duhet të parashikojmë një ekonomi greke të shëndetshme.

Rimëkëmbja e qëndrueshme kërkon reforma interaktive që lirojnë potencialin e konsiderueshëm të vendit duke hequr pengesat në zona të ndryshme: investimi produktiv, rezervat e kreditit, inovacioni, konkurrenca, siguria sociale, administrata publike, gjyqësori, tregu i punës, prodhimi kulturor dhe së fundmi por jo nga rëndësia, qeverisja demokratike.

Shtatë vite deflacioni borxhi, përforcuar nga pritshmëria e kursimeve të përhershme, kanë asgjësuar investimin privat dhe publik dhe kanë imponuar bankat e shqetësuara dhe të brishta të mos japin hua. Me qeverinë që i mungon hapësira fiskale dhe bankat greke të rënduara nga huatë e papaguara në kohë, është e rëndësishme të mobilizohen asetet e mbetura të shtetit dhe të zhbllokohet rrjedhja e kreditit bankar në pjesët e shëndetshme të sektorit privat.

Për të rikthyer investimin dhe kreditin në nivele konsistente me normën e zhvillimit për t’i shpëtuar recensionit, një Greqi në rimëkëmbje do të kërkojë dy institucione të reja publike që punojnë përkrah sektorit privat dhe institucioneve evropiane: një bankë zhvillimi që kontrollon asetet publike dhe një ‘bankë të keqe’ që i mundëson sistemit bankar të shpëtojë prej problemeve financiare asetet e tyre që nuk paguajnë dhe të rikthejë rrjedhjen e kreditit fitimprurës, firmat e orientuara nga eksporti.

Imagjinoni një bankë zhvillimi që nivelon kolateral që përbëhet nga kapitali post-privatizim i mbajtur nga shteti dhe asete të tjera (për shembull, pronat e paluajtshme) që lehtësisht mund të bëhen më të vlefshme (dhe të kolateralizohen) duke reformuar të drejtat e tyre pronësore. Imagjinoni se lidh Bankën Evropiane të Investimit dhe planin e investimit të presidentit të Komisionit Evropian, Jean-Claude Juncker, me vlerë €315 miliard me sektorin privat të Greqisë. Në vend që të shihet si një shitje me çmim të ulët për të mbushur gropat fiskale, privatizimi do të ishte pjesë e një partneriteti të madh publik-privat për zhvillim.

Imagjinoni më tej që ‘banka e keqe’ ndihmon sektorin financiar, që u rikapitalizua bujarisht nga taksapaguesit e tensionuar grekë në mes të krizës, për të mbuluar trashëgiminë e kredive të këqija dhe për të zhbllokuar rrjedhën financiare. Në bashkëpunim me ndikimin virtuoz të bankës së zhvillimit, rrjedhjet e kreditit dhe investimit do të ushqenin sferat deri më tani të shterpa të ekonomisë greke, duke ndihmuar me kalimin e kohës bankën e keqe të kthejë një përfitim dhe të bëhet ‘e mirë’.

Së fundmi, imagjinoni efektin e të gjithë kësaj në ekosistemin financiar, fiskal dhe sigurisë shoqërore të Greqisë: me aksionet bankare që prekin qiellin, humbjet e shtetit tonë nga rikapitalizimi i tyre do të asgjësoheshin teksa vlera e tyre rritej. Ndërkohë, dividendët e bankës së zhvillimit do të kanalizoheshin në fondet e pensioneve prej kohësh në vështirësi, të cilat u dekapitalizuan befas në 2012.

Në këtë skenar, detyra e fuqizimit të sigurisë sociale do të arrihej me unifikimin e fondeve të pensionit; fryrjen e kontributeve që pasojnë përmirësimin në punësim; dhe kthimi në punësimin formal të punonjësve të shtyrë në informalitet nga liberalizimi brutal i tregut të punës gjatë viteve të errëta të së shkuarës së afërt.

Është e lehtë të imagjinohet rimëkëmbja e fortë e Greqisë si rezultat i kësaj strategjie. Në një botë të kthimeve shumë të ulëta, Greqia do të shihet si një mundësi e shkëlqyer, duke mbajtur një nivel të qëndrueshëm të investimit të huaj direkt nga brenda. Por përse do të ishte kjo e ndryshme nga rrjedhjet e brendshme të kapitalit përpara 2008 të cilat furnizuan rritjen e financuar nga borxhi? Mundet në realitet të shmanget një tjetër skenë makroekonomike Ponzi?

Gjatë periudhës së rritjes së stilit Ponzi, rrjedhjet e kapitalit u kanalizuan nga bankat tregtare në një konsum i furishëm dhe nga shteti përmes një orgjie të prokurimit të dyshuar dhe shthurjes së plotë. Për të siguruar se këtë herë është ndryshe, Greqia do të ketë nevojë të reformojë ekonominë e saj sociale dhe sistemin politik. Krijimi i flluskave të reja nuk është ideja e qeverisë sonë për zhvillimin.

Këtë herë, përkundrazi, banka e re e zhvillimit do të udhëheqë në kanalizimin e burimeve të pakta vendase në investime të përzgjedhura produktive. Këto përfshijnë iniciativa, kompani IT që përdorin talentin vendas, ndërmarrje organike dhe bujqësore të vogla dhe të mesme, kompani farmaceutike të orientuara nga eksporti, përpjekje për të tërhequr industrinë ndërkombëtare të filmit në lokacione greke dhe programe arsimimi që përfitojnë nga vlerat intelektuale greke dhe zonat historike të pakonkurrueshme.

Ndërkohë, autoritetet rregullatore të Greqisë do të vëzhgonin praktikat e huadhënies tregtare, ndërsa një frenim i borxhit do të parandalonte qeverinë nga rrëshqitja në veset e vjetra, duke mundësuar që shteti ynë të mos binte më në deficite primare. Kartelet, praktikat e faturimit antikonkurrues, profesionet e mbyllura pa mëshirë dhe një burokraci që e ka kthyer tradicionalisht vendin në një rrezik publik do të zbulojnë së shpejti se qeveria jonë është makthi i tyre më i madh.

Pengesat për zhvillim në të shkuarën ishin një aleancë mëkatare mes interesave oligarke dhe partive politike, prokurimit skandaloz, klientelizmit, medias së shkatërruar përgjithmonë, bankave favorizuese, autoriteteve të dobëta të taksimit dhe një gjyqësor të frikshëm. Vetëm rruga e ndritur e transparencës demokratike mund të heqë pengesa të tilla; qeveria jonë është e vendosur ta ndihmojë atë të ndriçojë më tej.

Botuar me autorizim nga Project Syndicate, 2015/ Marrë nga “Reporter.al”

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here