E padëgjuar/ Gruaja e kryeministrit arrestohet për vrasjen e ish-gruas së tij

0
121

Në vendin e vogël afrikan, Lesoto, gruaja e kryeministrit është akuzuar për vrasjen e gruas së mëparshme të tij.

Maesaiah Thabane u dorëzua në polici pasi ishte shpallur në kërkim. Ajo ishte arratisur në Afrikën e Jugut, por u kthye këtë pasdite. Sipas BBC, edhe kryeministri Thomas Thabane është pyetur për vrasjen.

Gruaja e tij e ndjerë, Lipolelo Thabane u qëllua për vdekje jashtë shtëpisë së saj, në kryeqytetin Maseru, dy ditë përpara inaugurimit të kryeministrit në vitin 2017. Çifti ishte përfshirë në një procedurë të hidhur divorci në atë kohë.

Fillimisht u tha se, gruaja ishte vrarë nga persona të armatosur, por më pas nisi të kishte dyshime. Thabane u martua me të dyshuarën për vrasjen e gruas dy muaj pas vdekjes së saj.

Kryeministri 80-vjeçar deklaroi para disa kohësh se, ai do të heqë së shpejti dorë nga detyra. Partia tha se nuk do e kandidojë më.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here