Konflikte të ashpra në Idlib, sulmohet ushtria turke

0
122

Turqia ka dërguar përforcime në Siri pas një sulmi që la të vrarë të paktën katër ushtarë turq. Ankaraja njoftoi neutralizimin e 35 pjesëtarëve të ushtrisë siriane e cila edhe ndërmori sulmin. Aleatja e Turqisë, Rusia, thotë se nuk ishte në dijeni të operacionit.

Turqia i është përgjigjur me reciprocitet një sulmi në Siri që la të hënën të paktën 4 ushtarë turq të vrarë dhe nëntë të tjerë të plagosur.

Trupat u sulmuan me artileri të rëndë nga forcat siriane në qytetin e Sarakebit, teksa tentonin të shtensiononin konfliktet luftarake mes ushtrisë vendëse dhe grupeve terroriste në rajonin e Idlibit.

Ministria turke tha se operacionet e tyre ishin njoftuar më parë, por Rusia, një shtet aleat i Ankarasë në luftën siriane, deklaroi se ata vetë nuk ishin në dijeni.

Presidenti turk Rexhep Taip Erdoan premtoi hakmarrje dhe përdorimin e artilerisë, mortajave dhe avionëve për neutralizimin e dhjetëra luftëtarëve sirianë.

“U kemi thënë homologëve tanë rusë, se kundërshtarët tanë nuk jeni ju, por drejtpërdrejt regjimi, ndaj mos na dilni përpara. Operacionet për sigurinë e shtetit, popullit dhe të vëllezërve tanë në Idlib do të vijojnë dhe ata që kanë dyshime po gabojnë. Nëse nuk arrihet rezultati që duam, do flas me homologun tim Vladimir Putin për t’i shprehur situatën e rëndë,” deklaroi presidenti Erdoan.

Prej vitit 2017, Idlibi është shpallur një zonë jokonfliktuale në marrëveshjen mes Turqisë, Rusisë dhe Iranit, por Siria nën drejtimin e presidentit Bashar al-Asad akuzohet se ka shkelur armëpushimin.

Lufta disavjeçare u ka marrë jetën mbi 1,600 civilëve ndërsa rreth 1,3 milionë të tjerë janë shpërngulur drejt Turqisë për arsye sigurie.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here