Ironizon Dylgjeri: Anti KÇK startoi nga shtëpia e dajës së…

0
130

Gazetari Ylli Dylgjeri ka ironizuar ligjin anti-KÇK, që nis që prej ditës së sotme zbatimin në terren. Njësi Speciale të quajtura FLO do të angazhohen në sekuestrimin e pasurive, për të cilat ka të dhëna që janë vendosur nga veprimtari kriminale apo anti-ligjore.

Ndërkohë, Dylgjeri në një postim në rrjet, duke ironizuar operacionet shkruan “Surrel, e hënë, ora 09.05. Forca e Ligjit në aksion! Operacioni starton te shtëpija e dajës së Ermal Mamaqit…Eshte vendosur shiriti”.

Ligji anti-KÇK ka shkaktuar debate të shumta dhe kundërshti veçanërisht nga opozita dhe organizatat jo-qeveritare, duke vënë theksin te shkeljet e Kushtetutës dhe marrja e kompetencave të SPAK.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here