“Një maloke më pak’! Dhjetëra qytetarë në protestë

0
137

Dhjetëra qytetarë janë mbledhur mesditën e sotme për të protestuar përpara organeve të Vetingut, Komisionit të Pavarur të Kualifikimit në rrugën e Kavajës, kundër skandalit të bërë publik javët e fundit, paragjykimeve krahinore  që karakterizojnë komisionerët e reformës në drejtësi.

Shprehja “Një maloke më pak”, e dalë nga goja e komisionerës Genta Bungo lidhur me vlerësimin e kryeprokurores me origjina nga Tropoja, Elisabeta Imeraj, është bërë slogani kryesor ironik i kësaj proteste.

Protesta e sotme është e para e këtij lloji përpara këtij institucioni.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here