“Arritje të pamohueshme” në 7 vjet qeverisje të ‘Rilindjes’

0
149

Zgjedhjet e 23 qershorit ishin ngjarja kyce për vitin 2013. Partia Socialiste e Edi Ramës mori pushtetin në ‘duart e saj’. Platforma, me emrin “Rilindja” u bazua në katër shtylla, integrimin evropian, ringjalljen ekonomike, Rivendosjen e rendit publik dhe demokratizimin e institucioneve shtetërore.Gjatë fushatës zgjedhore ai premtoi se do te sillte ndryshimin por asgjë nga këto nuk ndodhi, thjesht u përkeqësua dita ditës. Por Edi Rama po hyn në histori si kreu i qeverisë më të korruptuar dhe të babëzitur mbi tokë.

Pas mandatit të parë, përkeqësimi erdhi në rritje në mandatin e dytë, pas fitores në zgjedhjet e vitit 2017. Në dy vitet e para të këtij mandati qeveria “Rama” ka përkeqësuar të dhënat në thuajse çdo sektor.

Disa nga mediat e huaja shpesh e kane sulmuar Ramën, si gazeta gjermane Spiegel e cila shprehet se PS është në pushtet me ndihmën e krimit të organizuar, veçanërisht të mafias së drogës.

Gjithashtu VOA dhe BIRN e kanë goditur Ramën sa i takon rënies së Shqipërisë me 7 vende në klasifikimin e organizatës “Gazetarët pa kufij” e cila publikoi raportin e përvitshëm mbi lirinë e medias në botë. 

Gazeta gjermane BILD në 18 qershor, përmes gazetarit të saj, publikoi 16 përgjime nga ‘Dosja 184’ për zgjedhjet lokale të 11 shtatorit 2016 në Dibër, ndërsa në 5 qershor, Peter Tiede publikoi 6 përgjime që lidheshin me dosjen 339 dhe përfshinin periudhën e zgjedhjeve të përgjithshme të 25 qershorit 2017.

Së fundmi gjigandja italiane RAI3, sulmon kryeministrin e Shqipërisë. Gazetari italian Valerio Cataldi i cili fillimisht nxori për një raport konfidencial që tregonte se shifrat e kultivimit të kanabisit ishin rritur me 12 herë nga një vit më parë.

“Është rritur me 1200% ose 12 herë mbjellja e kanabisit”, – thuhet në kronikën që sjell edhe disa foto nga ajri të Guardia di Finanza në një raport të rezervuar të policisë që gazetari i RAI3 ka parë.

Por raportimet e RAI3 për drogën dhe krimin e organizuar nuk janë vetëm kaq.

Në udhëtimin tonë atje ne kemi folur për një rritje masive të plantacioneve të marijuanës, numra që policia shqiptare i mohon, por ndryshe nga e kaluara nuk ka nxjerrë të dhëna zyrtare. Ne, në bazë të burimeve tona, i konfirmojë shifrat qe kemi nxjerrë. Sot do të shohim se si Shqipëria kërkon të afrohet me standardet evropiane që janë drejtësia dhe liria e shtypit” – thuhet në prezantimin e kronikës.

 

Por mjeshtri i njohur i karikaturës, Bujar Kapexhiu ditën e sotme ka goditur sërish.

 

STANDARD.AL

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here