Mediat italiane japin detaje për çiftin Zyberi: Si e gjeti pronari emigranten shqiptare të rrethuar nga një pellg gjaku

0
108

Detaje të reja mësohen nga krimi i rëndë që ndodhi në Xhenova të Italisë, ku viktimë mbeti një emigrante shqiptare, e cila dyshohet se u vra nga bashkëshorti i saj, i cili po ashtu mbeti i plagosur rëndë.

Genova24 shkruan se viktima quhet Laureta Zyberi, 42 vjeç, kurse autori i krimit është bashkëshorti i saj, Eduart Zyberi, dhjetë vite më i madh se aji.

Gjithçka ndodhi në vilën Durazzo, ku shqiptarja punonte si shërbyese, kur një prej banorëve u kthye në shtëpi dhe e Laureta Zyberin, të vdekur përtokë në një pellg gjaku. Pranë trupit të saj edhe ai i bashkëshortit, i cili ka plagë të rënda, por pa rrezik për jetën, dhe po mbahet nën monitorim në spital nga ana e policisë.

Portali italian shkruan se janë dy elementë që duhen sqaruar; E para ka lidhje me motivin, që me shumë gjasë ka të bëjë me shkaqe pasioni. E dyta lidhet me armën e krimit. Gruaja kishte plagë thike në bark, por edhe i shoqi. Hetimet do zbulojnë nëse thika ishte në shtëpi apo burri e kishte sjellë me vete. Kjo do e bënte vrasje me paramendim.

Portali italian shkruan se çifti kishte rreth 25 vite martesë dhe ishin vendosur në Itali që në fillim të viteve ’90.

Disa portale kanë raportuar se ata ishin ndarë, por kjo nuk është konfirmuar akoma, ashtu si nuk dihet ende nëse çifti ka pasur fëmijë, dhe ku ndodheshin ata në momentin e krimit.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here