Humbi jetën biznesmeni i kromit në Bulqizë, zbulohet emri i personit që e aksidentoi

0
119

53 vjeçari, Murat Duriçi, është biznesmeni i kromit në Bulqizë, i cili u gjet i aksidentuar rëndë në një kanal në Bulqizë nga kalimtarë të rastit të cilët kanë njoftuar menjëherë policinë.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 17:30, ndërkohë që viktima është përplasur nga një makinë që më pas ka lënë makinën dhe është larguar nga vendi i ngjarjes.

Policia ka mundur ta identifikojë , ai është Mentor Ceku 45-vjeç, i cili është shoqëruar më pas në komisariat. Deri më tani dyshohet se Mentor Ceku ishte i dehur në momentin që drejtonte makinën.

Biznesmeni Murat Duriçi i cili ka qenë duke ecur buzë rrugës është nisur drejt spitalit të Traumës në Kryeqytet, por nuk ka mundur tu mbijetojë plagëve të marra.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here