KÇK-ja: Huliganizëm i qeverisë kundër shteti ligjor !

0
114

Nga Petrit Vasili

KÇK lindi vetem nga nje nevoje dhe nga nje objektiv: ai i pengimit,i konfuzimit dhe i neutralizimit nga qeveria te zbatimit te ligjeve ne fuqi.

Kjo eshte e qarte si drita e diellit.

Te gjitha ligjet ekzistojne, jane te plota shterruese dhe permbajne te gjithe instrumentet per te vepruar,neutralizuar e denuar veprimtarine kriminale duke filluar nga ligji Antimafia,Kodi Penal dhe i Procedures Penale dhe nga nje tufe institucionesh, qe kontrollohen nga vete qeveria, si: Drejtoria e Përgjithshme të Parandalimit të Pastrimit të Parave,SHISH,Departamenti Antikorrupsion ne Kryeministri,Drejtoria e Informacionit te Klasifikuar, Sektori i Programeve në Fushën e Drejtësisë dhe Antikorrupsionit, Ministrinë e Drejtësisë, Agjencia e Prokurimit Publik,SHÇBA ne Ministrine e Brendeshme etj.

Kjo pafundesi strukturash, qe varen nga vete qeveria jane kapur prej saj dhe kryejne te kunderten e misionit te tyre, pra nuk zbulojne dhe nuk luftojne veprimtarine kriminale,por perkundrazi me veprimet dhe mosveprimet e tyre e stimulojne dhe mbeshtesin ne funksion te mbajtjes se pushtetit te rilindjes dhe Edi Rames.

Rrembimi policor nga qeveria e pushtetit te Gjykatave eshte nje strategji kriminale per te shtuar konfuzionin,per ti dhene kohe krimit qe te humbe gjurmet, qe te organizohet, te informohet per te mos u demtuar,por per te vazhduar edhe me i forte te qeverise permes te telekomanduarve prej tij ne qeverine e rilindjes.

KCK-ja asgjeson plotesidht çdo objektiv qe reforma ne drejtesi kishte per nje drejtesi te pavarur dhe te pakapur nga qeveria dhe qe do te luftonte me eficience te plote krimin,trafikun e droges dhe pastrimin e parave te pista ku qeveria vete eshte zhytyr koke e kembe dhe per te cilat ndodhet nen akuze boterisht sepse e ktheu Shqiperine sipas DASH ne baze te krimit te organizuar per Europen,SHBA,Ameriken Latine dhe Lindjen e Mesme si dhe e shnderroi Shqiperine nder tre vendet me te korruptuara te botes sipas Bankes Boterore.

SPAK dhe BKH u krijuan nga reforma ne drejtesi per te hetuar e denuar shume fort dhe ne menyre te pavarur krimin dhe korrupsionin

Kontrolli policor nga po ajo qeveri dhe polici, qe lejuan kthimin e Shqiperise ne Narko Shtet eshte asgjesimi real i shtetit te se drejtes dhe praktikisht eshte si ti varesh melcite ujkut ne qafe.

Qeveria dhe Policia e dosjeve 184 dhe 339 dhe e bandes kriminale te kryebashkiakeve te 30 qershorit do te luftoka krimin permes KÇK.

Ky eshte fundi i Reformes ne Drejtesi.

Kushtetuta e 21-22 korrikut dhe shtate ligjet e reformes ne drejtesi u dhunuan e u zhbënë me kete Akt Normativ huliganizmi qeveritar te pashembullt, antikushtetues dhe antiligjor.

Cdo qytetar i Shqiperise duhet ta dije shume qarte se nuk mungon asnje ligj per te luftuar kriminelet dhe veprimtarine e tyre.

Çdo qytetar duhet ta dije mire se kriminelet, qe blene votat per rilindjen, qe ajo te rrije ne pushtet, kerkojne sot mbeshtetje dhe KÇK-ja eshte dhurata e qeverise per ta.

KÇK eshte asgjesimi i reformes ne drejtesi dhe i ndarjes se pushteteve si themel i demokracise dhe i shtetit ligjor.

KÇK-ja ka per mision poshterimin,neutralizimin dhe nenvleftesimin e institucioneve te reja te drejtesise e sidomos SPAK dhe BKH.

Kush mbyll syte dhe gojen sot perpara ketij huliganizmi qeveritar policor ndaj shtetit te se drejtes ne Shqiperi eshte fajtor njelloj si huliganet e qeverise.

SPAK i ka perpara syve shkelesit qeveritare te Kushtetutes e ligjit dhe shperdoruesit e dhunshem te detyres shteterore ne interes te krimit

SPAK ti hetoje e ti denoje,ç’pret më??

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here