Ia vodhën natën e tërmetit, zbulohet kujt këngëtare i përkiste makina ku u mbajt peng Jak Prenga

0
122

Gjatë hetimit për pengmarrjen e Jak Prengës, policia ka gjetur edhe një automjet te vjedhur që ishte përdorur nga pengmarrësit.

Makina i përket një këngëtareje me emrin Kaje Tufa ose Rustemi, ajo është e njohur në botën e muzikës tallava. Makina e saj është vjedhur natën e tërmetit dhe ka ridalë dy muaj më pas nga hetimi për të gjetur Jak Prengën.

Ai është rrëmbyer, vrarë e më pas është zhdukur dhe në mes të ngjarjes qëndron një sasi e madhe kokaine që është rrëmbyer në Angli. Policia ndaloi pesë persona të akuzuar për pengmarrjen por ende nuk ka gjetur trupin.

Ngjarja ndodhi në datën 17 janar, ku mësohet se dy persona e morën më dhunë viktimën 49-vjeçare dhe e futën në një makinë të vjedhur dhe me targa të tilla, e cila sipas burimeve i përket një këngëtareje të njohur.

Autorët më pas janë drejtuar për në Kompleksin Golden në Shijak, aty ku autorët kishin menduar që ta mbanin peng të rrëmbyerin.

Jak Prenga, dyshohet se është çuar i gjallë në këtë kompleks, por për shkak të goditjeve, burimet thonë se disa orë më pas ai është nxjerrë i pajetë nga kompleksi trupin e të cilit autorët e kanë zhdukur.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here