Tërheqja nga miratimi i paketës anti-shpifje/ Pollo: Zbythja e Ramës e përkohshme…

0
101

Rilindja u tërhoq sot nga miratimi i “paketës anti-shpifje”, ndërsa kreu i Grupit Parlamentar socialist, Taulant Balla, tha se gjithçka do të vendosej pasi Komisioni i Venecias të shqyrtonte draftet në seancën e 21 marsit.

Tërheqja e deputetëve socialistë erdhi në një kohë kur ndaj qeverisë ishin dhënë paralajmërime të qarta nga organizma ndërkombëtare dhe eurodeputetë mbi rrezikun që i kanosej vendit në kuadrin e integrimit europian, në rast se miratohej paketa që është konsideruar si një sulm ndaj fjalës së lirë.

Lidhur me tërheqjen e mazhorancës, ka reaguar edhe ish-deputeti Genc Pollo, i cili e ka quajtur këtë një fitore, që u arrit falë qëndrimit opozitar gazetarëve dhe organizatave botërore për lirinë e shtypit.

Gjithashtu Pollo ka falënderuar të gjithë faktorët ndërkombëtarë që kundërshtuan sipas tij kryeministrin Edi Rama.

“Ligjet antifjalë u tërhoqën nga votimi por zbythja e Ramës dhe e çetës së deputetëve rilindistë është e përkohshme. Ligjet në të ardhmen duhet të garantojnë vetërregulllimin, transparencen e pronësisë etj., siç edhe rekomandon Këshilli i Europës. Por me këtë Kuvend kjo nuk ka gjasa të ndodhë. Kjo duhet të ndodhë e do të ndodhë me ndryshimin e mazhorancës.

Gjithësesi një fitore u arrit në sajë të qendrimit opozitar, komunitetit të gazetarëve, organizatave botërore për lirinë e shtypit. Falenderim edhe për zyrtarët ndërkombëtarë, të cilët u angazhuan për të kundërshtuar Ramën e të tijat ligjet antifjalë përfshi edhe miqtë e Shqipërisë në Parlamentin Europian si David Lega”, shkruan Pollo.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here