VIDEO/ Artan Hoxha: Bosi i Shijakut u arrestua dhe u lirua me urdhër nga lart

0
124

Gazetari Artan Hoxha në emisionin “Byro Politike” publikon pamjet ekskluzive të shtetasit Altin Hajri, i arrestuar nga grupi i gatshëm dhe forca operacionale të policisë së qarkut Durrës më datë 26 janar 2017. Hajri i akuzuar si drejtuesi i grupit kriminal që rrëmbeu Jan(Dod) Prengën më datë 17 janar 2020.

Gazetari i Abc News Artan Hoxha u shpreh se “Hajri u shpall në kërkim ndërkombëtar pas një operacioni të policisë italiane më 28 tetor 2015 që synonte të shpërbënte të gjithe grupin Hajri dhe rrjetin e tij në Itali. Pavarësisht se u kap mbi një ton lëndë narkotike, heroinë, kanabis etj. Altin Hajri koka drejtuese e grupit nuk u arrestua”.

Në video shfaqet momenti kur Hajri sapo ka shkuar me mjetin e tij, një Mercedes Benz luksoz pranë një lavazhi në zonën e Shijakut, dhe aty duken efektivët e policisë që e arrestojnë.

“Pavarsisht arrestimit vetëm disa orë me vone me ndërhyrje nga lart në rrethana të pasqaruara policia e Durresit është detyruar ta lërë të lirë… Ky është arrestimi i parë dhe i fundit i Altin Hajrit nga policia, edhe gjatë operacionit të fundit të Reneas në kompleksin “Gold” në Shijak ai i shpëtoi arrestimit”,- tha Artan Hoxha./Abcnews.al

 

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here