Paketa anti-shpifje, eurodeputeti: Qeveria Rama rrezikon çeljen e negociatave

0
143

Raporteri për Shqipërinë në Grupin PPE të Parlamentit Europian, David Lega, deklaroi sot, një ditë para se Kuvendi të votojë dekretet e Presidentit per ligjet e medias se: “Po përsëris qendrimin tim mbi rrezikun që mbartin ligjet e reja për median në lidhje me çeljen e mundëshme të negociatave me BE. Grupi PPE i Parlamentit Europian beson fort në çeljen e negociatave të anëtarësimit me Shqipërinë. Por Shqipëria duhet të respektojë kriteret e Kopenhagenit që janë një standart  bazik e minimal për një vend kandidat”.

“Nëse qeveria Rama do të miratojë në plenare ligjet në formën aktuale, atëherë ajo po vë në rrezik serioz shansin për çeljen e negociatave të anëtarësisë në BE. Qeveria Rama duhet patjetër të përmbushë rekomandimet specifike të dhëna nga Komisioni Europian dhe nga Këshilli i Europës,” shkruan ai.

Lega
Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here