Çbërja e Piramidës të Mallkuar!

0
95

Nga Artan Fuga
—————————————————–
Unë mendoj, nisur nga studimet e mia, se duhet
ndalur,
ndërprerë,
zbutur,
me çdo kusht,
procesi i piramidalizimit të shoqërisë shqiptare përpara sesa kjo shoqëri të rrëzohet plotësisht duke na zënë nën vete.
Duhet bërë tani, sepse më pas do të jetë i pandalshëm derisa të vijë çasti që Shqipëria të boshatiset nga shqiptarët, tërmetet të na rrëzojnë nga Kukësi në Korçë, dhe në vend të ushqimeve të hamë pesticide.
Ne po vetëvritemi!

Është krejtësisht e mundur!

Mekanizmat e çbërjes të piramidës i kam paraqitur te libri im “Shoqëria Piramidale”.

Janë të gjitha mundësitë që kjo të arrihet sikurse në të gjithë botën e përparuar demokratike sepse piramida shoqërore do të thotë që :
qytetari të mos votojë sepse në vend të tij vendosin pesë a katër politikanë, jo më shumë,
do të thotë që qytetari të mos ketë pronë, sipërmarrje madje as punë, sepse pasuria është mbledhur me majë në pak duar,
do të thotë që qytetari mos shkollohet, sepse për të flasin pesë a katër analisat nëpër studio televizive,
do të thotë që qytetari të mos lidhet me natyrën sepse oligarkët e duan të vijë në qytet duke braktisur territorin e vendit.
Do të thotë që shqiptarët të jenë “milet”
sepse koka, maja, zeusi, perëndia është ai që ka ose merr pushtetin!

Image may contain: text
Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here