Ish deputeti zbulon sekretet: Ndërkombëtarët po shtrëngojnë Ramën për rotacion politik, zgjedhje të parakohshme…

0
112
Kryeministri Edi Rama, gjate nje seance parlamentare, ku eshte diskutuar projektligji per Arsimin e Larte. /r/n/r/nPrime Minister Edi Rama, during a parliamentary session.

Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji deklaroi se marrëveshja e arritur për refornë zgjedhore mes palëve politike është në fakt një detyrim i ndërkombëtarëve për Edi Ramën që të ketë rotacion politik.

“Nuk ka një marrëveshje, por një kushtëzim ndërkombëtar për të kryer rotacion politik në mënyrë paqësore.

E shoh si vijim të aksionit tonë të 16 shkurtit, i cili në 30 qershor nuk kulmoi dhe nuk u la që të çohej në përplasje edhe për shkak të garancive ndërkombëtare, por edhe për shkak të përgjegjshmërisë së PD për të mos çuar qytetarët në përplasje për interesat e politikës.

Sot jemi në kushtet kur ndërkombëtarët po e shtrëngojnë Edi Ramën për të pranuar një rotacion politik, për të mos penguar reformën zgjedhore që do të çojë në zgjedhje të parakohshme dhe për të legjitimuar Parlamentin”, tha Salianji.

Ai komentoi edhe lirimin nga burgu të Endrit Dokles. Sipas tij, vendime të tilla merren sepse PS i duhen njerëz me rekorde kriminale për t’i garantuar votat në zgjedhje.

“Këto kohë po lirohen shumë banditë për të kërcënuar dhe shantazhuar në ditën e zgjedhjeve. Nuk mund të ketë lirime të personave të dënuar me burgim të përjetshëm nëse nuk ka vullnet politik.

Nuk është rasti i parë dhe janë njerëz që shërbejnë për të shantazhuar, intimiduar dhe siguruar votat e PS. Gjendja e kriminelitetit në Shqipëri është në nivele alarmante.

Ka vrasje si nëpër filma si në Mirditë, është sofistikuar kaq shumë grupi kriminal sepse sovraniteti i shtetit nuk ekziston më në territor. Drejtuesit e policisë bashkëpunojnë me krimin”, u shpreh midis të tjerash Salianji.

Duke e ndalur theksin edhe tek denoncimet e PD për kryebashkiakët e prekur nga ligji i dekriminalizimit, Ervin Salianji akuzoi Edi Ramën se po bashkëpunon me krimin.

“Fasada e Ramës që nxjerr dsisa gra dhe zonja në plan të parë,ndërsa nga ana tjetër përdor bashkëpunimin me krimin në nivelet më të thella, siç ndodh në bashki që kanë në mënyrë të përditshme kontakt me qytetarët. Edi Rama i promovon duke i vendosur në poste kryesore ata që shoqëria i izolon.

Ka edhe të tjerë lkryetarë bashkie me probleme me ligjin, disa të deklaruar dhe disa jo. Por ajo që vihet re është projekti politik i Ramës për t’i marrë, për t’i vënë në krye të institucioneve publike dhe për t’i promovuar”, tha Ervin Salianji. / FaxNews

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here