“Masakra e Reçakut, për të mos harruar”/ Këlliçi: Momenti i kthesës së madhe dhe historike për Kosovën e lirë e të pavarur

0
125

Nga Belind Këlliçi

Për të mos harruar!

Në mëngjesin e 15 janarit të vitit 1999, 21 vite nga sot, 45 shqiptarë u masakruan barbarisht nga forcat serbe të urdhëruara nga Sllobodan Millosheviç!

Kjo ngjarje e dokumentuar nga ambasadori i OSBE Ëilliam Ëoker, ndërgjegjësoi mbarë botën për masakrat që serbët po kryenin në Kosovë.

 

Ky ishte momenti i kthesës së madhe dhe historike për Kosovën e lirë e të pavarur.

21 vite pas masakrës në Reçak, Serbia vazhdon ta mohojë realitetin e asaj ngjarje tragjike, duke shtuar edhe më shumë dhimbjen dhe treguar se politika serbe është larg ndarjes nga politika e kasapit të Ballkanit, Millosheviçit!

Procesi i bashkëpunimit në Ballkan, nuk mund të nisë pa kërkuar Serbia falje për masakrat e kryera dhe pa njohur Kosovën.

Mbi gjakun e mijra të rënëve, hodhi themelet shteti  i Kosovës, i cili sot nuk mund të cënohet dhe mohohet nga askush!

ImageImage

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here