Spahiu: Reforma zgjedhore është një nga kushtet e Bundestagut, kjo i hap rrugë zgjidhjes së krizës në vend!

0
116

Ish deputeti i LSI-së, Përparim Spahiu foli mbi aktualitetin politik dhe marrëveshjen e sotme për reformën zgjedhore.

Spahiu u shpreh se vendimi i opozitës së bashkuar erdhi si rezultat i vendosjes së 9 kushteve nga ana e Bundestagut, një ndër to edhe ai për hartimin dhe implementimin e reformës zgjedhore.

“Sa i takon pritshmërisë, ose sa i takon lajmit të sotëm them që në masën e mbështetësve të LSI-së, të paktën me ata që ne komunikojmë, ky ishte një lajm i mirë. Dhe ju e nisët shumë mirë emisionin me frazën “Zgjidhja e krizës duket se ka filluar.” Nuk është nisje nga e para, por vjen si rezultat i aksionit opozitar të vitit 2019. Dhe të mos harrojmë që reforma zgjedhore është një nga kushtet e Bundestagut, që LSI-ja, opozita e bashkuar, pati qasjen që këto janë 9 kushtet dhe këto janë shtylla kryesore që do të drejtojë aksionin opozitar. Pra nuk jemi në shkurtin e 2019-ës, por jemi në tetorin e 2019-ës, ku Bundestagu pas mos çeljes së negociatave, pas një raporti skandaloz të OSBE-ODIHR sa i takon zgjedhjeve të 30 qershorit, erdhi me kushte konkrete, jo vetëm zgjidhjen e krizës politike, por edhe me kushte konkrete që Shqipëria të jetë anëtare e Bashkimit Europian. 

Qasja pozitive e opozitës, nuk ka si ta shohësh negative kur kjo ka lidhje me kërkesat e Bundestagut për hapjen e negociatave. Kjo mund të jetë një qasje që Rama se ka pritur. Pra që në momentet e para ne i thamë po reformës zgjedhore dhe patëm përfaqësuesit tanë, pavarësisht se çfarë ndodhi me tërmetin dhe situatën e krijuar. Pra ky është kushti i vetëm, që opozita është serioze në plotësimin e këtij kushti të vënë nga Bundestagu, që nuk mund ta mohojmë dhe ka lidhje vetëm me këtë kërkesë të Bashkimit Europian, nëpërmjet Bundestagut, për zgjidhjen e kësaj problematike, e kësaj krize të thellë që jemi sot.” – u shpreh Spahiu për RTV Ora.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here