Lirimi i Endrit Dokles/ Reagon Salianji: Kur kriminelet promovohen dhe ndëshkohen të pamundurit, krimi merr krahë

0
126

Pas lajmit për lirimin nga burgu të një prej eksponentëve kryesorë të Badnsës së Durrësit, Endrit Dokle, vjen edhe reagimi i ish-deputetit të PD, Ervin Salianji.

Salianji bën thirrje që ky model qeverisje të shkulet një herë e përgjithmonë.

Reagimi i plotë i Ervin Salianjit:

Lirohet dhe Indrit Dokle, në vitin 7 të  qeverisjes rilindase nuk ka asnjë grup te strukturuar kriminal të ndeshkuar dhe burgosur, nuk ka asnjë te ndeshkuar per korrupsion, por ka dhjetra të denuar me burgim të perjetshem për vrasje, pengmarrje, prostitucion, torturra qe lirohen nga qelitë!

Rendi dhe siguria publike sot ësht? e degraduar dhe qytetarët janë ne ankth permanent për sigurine e jetës dhe pronës! Kur kriminelet promovohen dhe ndeshkohen te pamundurit krimi merr krahë,  ditet e para të vitit kanë qënë të mbushura me vrasje, djegje makinash, gjobvenie, kercenime!

Duhet shkulur me themel ky model qeverisje!

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here