“Shqipëria, e rrezikuar nga mizoritë e Suleiman”, analisti: Ja arsyet pse na kërcënojnë…

0
102

Analisti Adri Nurellari tha se Shqipëria është prekur nga sulmet iraniane, pasi sipas tij, ka pasur tentativë për të shpërthyer mjete eksplozive në ndeshjen me Izraelin, në Shkodër, por që sulmi u parandalua falë bashkëpunimit të Shqipërisë me SHBA-BE, por edhe falë Shërbimit Inteligjent të Kosovës.

“Trupat prezentë në Irak kanë qenë aty me mbështetjen e qeverisë irakiene, në formë legjitime, madje kanë pasur rol kyç në dëbimin e ISIS nga territoret e pushtuara brenda Irakut, ndaj nuk është surprizë prezenca e tyre aty. Nuk ka asnjë pikëpyetje sa i përket edhe CV shumë të pasur të Suleiman, sa i përket sulmeve. Tentakulat e rrjetit drejtuar prej Suleimanit dhe shërbimit sekret të Teheranit ka shtrirë edhe përtej kontinentit. Shqipëria ka qenë e prekur tejpërtej me një tentativë për të shpërthyer mjete eksplozive në ndeshjen me Izraelin në Shkodër. Sulmi u parandalua, ku rol të rëndësishëm pati edhe shërbimi inteligjent i Kosovës, dhe ndeshja u bë në Elbasan. Ndaj vitin e kaluar, Shqipëria dëboi diplomatët e Iranit prej vendit tonë, pasi u zbulua se gjithë kurdisja për këtë sulm vinte prej Teheranit. Pra, edhe ne kemi qenë drejtpërdrejt të rrezikuar nga mizoritë e këtij personi”, tha analisti.

Më tej, Nurellari komentoi dhe deklaratën e liderit suprem të Iranit, Ayatollah Ali Khamenei, i cili foli për një vend të vogël në Evropë, që e quajti djallëzor, dhe duket se e kishte fjalën pikërisht për Shqipërinë. Nurellari tha se kërcënimet iraniane ndaj vendit tonë nuk vijnë vetëm për lidhjet e ngushta që kemi me SHBA, por edhe për strehimin e mijëra muxhahedinëve, që shihen si opozita më agresive ndaj regjimit në Iran.

“Ne e kemi kaluar një rrezik, falë lidhjeve të ngushta me aleatët, SHBA e partnerët e tjerë, siç është Izraelit, në luftën kundër terrorizmit. Kjo nuk ndodh vetëm për marrëdhëniet që kemi me SHBA, por edhe për rolin që ka marrë Shqipëria për të strehuar mijëra muxhahedinë, që kanë kundërshtarë të regjimit aktual në Iran. Ata e shohin Shqipërinë si vendstrehim të një prej opozitave më të zellshme dhe më agresive kundër atij regjimi.

Duhet shtuar që rreziku ynë nuk vjen vetëm aty. Në bazat amerikane në Irak ka shumë shqiptarë që punojnë. Kështu që kërcënimi ynë është edhe në këtë formë, që shumë prej qytetarëve që janë bashkëkombës tanë, mund të ishin prekur prej këtyre sulmeve. Por duhet kuptuar që aleanca nuk vjen vetëm me të mira e privilegje, por edhe me përgjegjësi.

Shqipëria është një ndër përfitueset më të mëdhaja të ndihmës ndërkombëtare dhe aleate. Ky shtet dy herë ka pasur operacione humanitare. Ne gjithmonë përfitojmë ndihma, siç e pamë edhe në tragjedinë tani. Ne jemi përfitues të asistencës ndërkombëtare. Ndodh në zjarr, gjithmonë vijnë avionët e NATO për të shuar zjarret tona. Në tërë aspektet ne kemi qenë përfitues, dhe ne jemi shumë në borxh, deri në fyt, ndaj aleatëve. Më e pakta që mund të bëjë Republika e Shqipërisë, është që në disa raste ne duhet të tregohemi të gatshëm, siç ishte strehimi i muxhahedinëve, ku një pjesë e mirë e financimit vjen nga jashtë, ne duhet të tregohemi të gatshëm, për të shlyer pak atë faturën e madhe të borxheve. Në këtë aspekt nuk duhet të ketë asnjë lloj pishmanllëku që kemi përkrahur aleatët. Kërcënimi global kërkon edhe kosto, edhe angazhim, dhe nuk mund të bëhet, nëse nuk bashkohemi të gjithë. Ne kemi edhe njëlloj tradite tonën të emigracionit dhe do të ishte e turpshme të refuzojmë azil për tjerët. Unë kam qenë ndër të paktët zëra pro strehimit të tyre”, deklaroi Nurellari./ News24

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here