Dalin detaje për zjarrin që pushtoi spitalin dhe evakuoi të sëmurët në mes të natës…

0
126

Policia e Durrësit ka njoftuar sot se po të zbardhur plotësisht se cili qe shkaku i zjarrit që bëri të detyrueshëm mbrëmjen e djeshme, evakuimin e të sëmurëve në mes të natës nga Spitali i Durrësit.

Sipas Policisë, paraprakisht,  “shkaku i zjarrit ka ardhur si pasojë e përfshirjes nga zjarri i të 4 kabinave elektrike të 4 kateve.”

Policia:

“Më datë 11.01.2020, në orën 00:25, në repartin e ortopedisë në spitalin e Durrësit, ka rënë zjarr, i cili ka përfshirë kabinat elektrike të pavjonit.

Menjëherë kanë shkuar forcat e Policisë dhe zjarrfikësit. Shërbimet e Policisë, zjarrfikësit dhe personeli kanë bërë të mundur evakuimin e të gjithë pacientëve nga të katër katet e pavijonit duke i transferuar në një pavjon tjetër.

Si pasojë e zjarrit janë asfiksuar 5 pacientë, të cilët janë dërguar në Spitalin e Traumës në Tiranë, për mjekim të specializuar dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Nga veprimet e para hetimore rezulton se shkaku i zjarrit ka ardhur si pasojë e përfshirjes nga zjarri të katër kabinave elektrike të katër kateve, ku zjarri fillimisht ka nisur në katin e parë dhe ka vazhduar deri në katin e katërt.

Grupi hetimor, nën drejtimin e prokurorisë po vijon punën për zbardhjen e plotë të shkakut të përfshirjes së kabinave elektrike nga zjarri.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here