Sot kanë dalë para gjykatës tre të rinjtë që vranë dhe më pas hodhën në rezervuar trupin e Drita Saliajt.
Ngjarja që tronditi Mallakastrën ndodhi më 5 janar ndërsa trupi i lidhur i gruas u zbulua në rezervuar dy ditë më pas.
Luis Saliaj, Sindi Saliaj dhe Ervis Zotaj morën masën e sigurisë “Arrest me burg” deri në përfundim të hetimeve.
Ata kishin shkuar për të grabitur banesën.
Ervis Zotaj, 26 vjeç përpara gjyqtarit nuk ka pranuar të ketë lidhje me krimin: “Nuk kam qenë pjese e ngjarjes. Nuk kam marre pjesë” mësohet të jetë shprehur ai.
Ndërkohë Luis Saliaj 16 vjeç dhe Sindi Shehaj 16 vjeç janë shprehur se i përmbahen deklaratave që kanë dhënë në polici.
Dy adoleshentët do t’i kalojnë Gjykatës së Vlorës pasi janë minoren.