Përleshje në burgun grek, ka të paktën 10 të plagosur…

0
106

Mediat greke bëjnë me dije se rreth orës 11 të mëngjesit të së premtes ka pasur tension dhe përleshje në burgun grek te Avlones, 45 km në veri të Athinës.

Nuk dihet shkaku i përleshjeve që kanë shpërthyer midis tre grupesh të burgosurish, shqiptarë, grekë dhe afganë.

Përleshjet erdhën menjëherë  pas një kontrolli që është bërë nga gardianët e burgut në qelitë e tij, fakt që ka shkaktuar nervozizëm tek të burgosurit e rinj, shkruajnë mediat greke \.

Konfrontimet që thuhet se ishin tepër të dhunshme kanë ndodhur në katin përdhes të institucionit të vuajtjes së dënimit. Të dënuarit  kanë përdorur mjete të forta me pasojë plagosjen e të paktën dhjetë personave të cilët janë dërguar menjëherë në spital.

Prej tyre tre kanë marrë plagë serioze prej thikave artizanale që kanë përdorur të burgosurit gjatë përleshjeve.

Konfrontimet janë shuar pas ndërhyrjes së shpejtë të personelit të sigurisë së burgut, ndërsa në vendgjarje kanë mbërritur dhe ambulancat që kanë çuar të plagosurit në spital.

Forcat speciale që mbërriten urgjent nga Athina nuk ka qenë e nevojshme të ndërhyjnë. Ende nuk bëhet i njohur identiteti i të plagosurve që mbeten ende për trajtim mjekësor në spital.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here