Meta thirrje urgjente Ramës e Bashës: Të rivendoset dialogu! Vendi ynë do humbasë…

0
118

Presidenti i Republikës, Ilir Meta ju ka bërë thirrje urgjente kryeministrit Edi Rama dhe kryetarit të Partisë Demokratike, Lulzim Basha që të rikthehen në dialog për të zgjidhur krizën politike.

Duke komentuar raportin e agjencisë ndërkombëtare “Fitch” për investitorët e huaj në Shqipëri, Meta tha se kjo është shqetësuese dhe se aktorët politikë duhet të bashkëpunojnë menjëherë.

“Dua të shpreh shqetësimin për raportin e agjencisë prestigjoze ndërkombëtare Fitch për vitin 2019, sipas së cilës Shqipëria është përkeqësuar në vlerësimin e shkallës së perceptimit të investitorëve, nga niveli 59.8, në 53.5.

Pa u ndalur sot në shqetësimet që kanë të bëjnë me faktorët ekonomikë dhe financiarë, dua të tërheq vëmendjen ndaj aktorëve politikë, që faktori kryesor i këtij përkeqësimi është kriza e rëndë politike në vend. Ndaj duhet urgjentisht vendosja e dialogut politik dhe bashkëpunimit për adresimin e menjëhershëm dhe të besueshëm të kushteve të Bundestagut.

Përndryshe, jo vetëm çelja e negociatave me Bashkimin Europian pamundësohet, por vendi ynë do humbasë më shumë besueshmërinë e investitorëve të huaj seriozë”, u shpreh Ilir Meta në “Facebook”.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here