Historia e gruas që parandjeu tragjedinë me 176 viktima/ “Po largohem, por më frikëson ajo që ndodh mbrapa meje”,

0
111

Një nga viktimat nga rrëzimi i avionit ukrainas e kishte parandjerë tragjedinë që shkaktoi 176 viktima. Historinë e saj e rrëfeu bashkëshorti i saj për “CNN”, i cili tregoi se ajo që në fillim ishte pushtuar nga një ndjenjë ankthi dhe nuk donte të udhëtonte.

Sipas tij, gruaja Sheyda Shadkhoo e telefonoi 20 minuta para se të nisej në fluturim duke i treguar për shqetësimin që kishte.

“Unë i thashë, mos u bëj merak, nuk ka për të ndodhur asgjë”, rrëfeu Hassan Shadkhoo. Sheyda po udhëtonte drejt Iranit për të takuar të ëmën dhe motrat pas tensionimit të marrëdhënieve me SHBA.

Parandjenjën e keqe për udhëtimin ajo e kishte shprehur edhe përmes një fotoje të postuar në “Instagram”. “Po largohem, por më frikëson shumë ajo që është prapa meje. Trembem për njerëzit pas meje”, ka shkruar gruaja.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here