“Shqipëria e pashpresë”, Vasili bën thirrjen e fortë: Qytetarët të bëhen bashkë për të ndryshuar vendin, zgjedhjet janë e vetmja zgjidhje

0
98

Nënkryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim, i ftuar në emisionin “Aktualitet” të gazetarit Bejdo Male, bëri thirrje që shpresa të mos humbet kurrë, por qytetarët të bëhen bashkë për të ndryshuar vendin. Sipas tij, zgjedhjet janë e vetmja zgjidhje.

“Kanë vrarë të përditshmen, por edhe të ardhmen. Kam besur që gjithmonë ka zgjidhje, ka shpresë, sot e besoj më shumë. Unë jam rikthyer në 1991, studioja jashtë në kohë sepse mendoja dhe kam bindjen se nuk duhet humbur kurrë shpresa sepse ata që duan që ky vend të ndryshojë, janë shumë më shumë sesa ata që duan ta mbajnë kështu këtë vend. Jemi vendi më i varur për investimet e huaja se gjithë vendet e tjera.

Një i huaj tha në 1992 se është një popull që vuan shumë, mban. Kjo politikë ka hyrë në një ngërç dhe nuk ka mekanizëm shërues për veten e saj. Të gjitha paratë i kanë lënë në duart e kriminelëve. Shërimi në këtë rast janë zgjedhjet, nuk ka instrument tjetër”, tha Petrit Vasili.

Në unison me të ishte edhe ish-deputetja Oriola Pampuri, po ashtu e ftuar në emision. Ajo deklaroi se pavarësisht qeverisjes, qytetarët duhet të vijojnë të shpresojnë se gjërat do të ndryshojnë.

“Në këto 6 vite na kanë bërë të jemi të pashpresë nëse do të vijohet kështu. Duhet të kemi shpresë sepse në momentin që gjërat ndryshojnë, shpresa rikthehet”, u shpreh Pampuri.

Ndërsa analisti Ben Andoni ngriti si shqetësim situatën ekonomike në vend. Për të, modeli ekonomik është i gabuar dhe nuk përshtatet me vendin tonë.

“Për hir të vërtetës, unë doja të thoja diçka që zakonisht flitet me parametra ekonomikë që tregojnë se Shqipëria është e pashpresë në këtë drejtim që ka marrë. Ne kemi treguar që njerëzit që kanë drejtuar këtë vend kanë qenë të papërgjegjshëm dhe sistemin që kanë zgjedhur, modelin ekonomik që kanë zgjedhur, nuk i përshtatet këtij vendi. Mënyra sesi zoti Rama po drejton tregon se ka kohë që ka humbur lidhjen. Shqipëria është realisht e pashpresë”, deklaroi Ben Andoni.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here