“12 mijë pedagogë pa paga” Vokshi denoncon hapur: Qeveria në shërbim të oligarkëve, pagesat e tyre nuk vonojnë asnjë ditë

0
150

Partia Demokratike nëpërmjet ish-deputetes demokrate Albana Vokshi thekson se Qeveria është në shërbim të oligarkëve, pasi pagesat e tyre nuk vonojnë asnjë ditë, ndërsa 12 mijë pedagogë janë pa paga.

“Ndërkohë që pagesat për Vilmën, Ilirin, Majlindën, Janin (apo atyre që janë pas 4 Koncesioneve në Shëndetësi) nuk vonojnë asnjë ditë, 12 mijë pedagogë ende nuk kanë marrë pagat e tyre.

Nga informacionet që kemi, Ministria e Financave nuk ka miratuar grantin. Duke pasur parasysh procedurat zyrtare, në rastin më të mirë pagat do kalojnë në llogarinë bankare në datat 16-17 duke krijuar veshtirësi të mëdha në cdo familje sidomos pas festave të fund vitit.  Si mund të shtyjnë muajin 12 mijë familje që burimin e vetëm të të ardhurave kanë vetëm pagat e tyre?

Kjo provon edhe një herë që qeverisja e Ramës nuk është në shërbim të pedagogëve, mjekëve, infermierëve, mësuesve, etj, por në shërbim të një grushti oligarkësh me të cilët ndan paratë”, shprehet Albana Vokshi.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here