Rike Roçi kapet mat në Velipojë me biznesmenin 25-vjeçar (Foto)

0
336

Pas shumë aludimeve të mediave italiane dhe atyre shqiptare se i dashuri i ri i Rike Roçit është një nga futbollistët e Kombëtares shqiptare, e vërteta del ndryshe.

Ish-lojtarja e “Big Brother” dhe tifozja më seksi e Kampionatit Europian të Futbollit “Euro 2016” është fotografuar në befasi në plazhin e Velipojës, ndërsa pushonte me partnerin e saj aktual, një djalë i panjohur në publik, të cilin po përpiqet ta mbajë larg ekspozimit në media.

Në faqen e blogerit Olti Curri është postuar fotoja në fjalë, ku Rikja shfaqet e shtrirë në shezlong bashkë me djalin, me të cilin presupozohet se është në lidhje. Edhe pse modelja nga Durrësi nuk e ka konfirmuar personin si të dashurin e saj, nga qëndrimi i tyre kuptohet që ka diçka më shumë se miqësi.

 

rike3

 

Rike, siç shihet, edhe nga postimet në Instagram ka zgjedhur plazhet e Veriut për të kaluar disa ditë pushime me këtë person që duket mjaft i afërt. Sipas burimeve tona, bëhet fjalë për një djalë shqiptar me të cilin është njohur në Itali, që i ka kaluar të 25-at, i panjohur në publik dhe që merret me biznes.

Por kjo nuk është e vetmja foto e Rikes nga pushimet maratonë çift. Para dy ditësh ajo ka postuar në Instagram një foto mbi jet ski në Budva, ku po shijon në maksimum këtë aventurë verore.rike2

Kjo është hera e parë që Rike pushon me të dashurin e ri, me të cilin ka zgjedhur të marrë me radhë jo vetëm plazhet e Shqipërisë, por edhe të Malit të Zi etj. Pushimet çift ajo i rezervoi në muajin gusht, pasi pushoi fillimisht në Salento të Puglias me familjen. 26-vjeçarja nga Durrësi ka nisur një jetë e re pas famës që mori si tifozja më e bukur e Kampionatit Europian të Futbollit “Euro 2016”.

Vetëm në pak orë ajo u shndërrua në fytyrën më të preferuar të fansave të futbollit nëpër botë, e sidomos për italianët, të cilët tani e ftojnë Riken shpesh në programet më të rëndësishme dhe me audiencë.

roci

“Sport Mediaset” e cilësoi të ngjashmen e modeles së famshme, Larissa Riquelme. Ndërkohë si mbështetëse e fanellës blu të Italisë, ftesat televizive për Rike Roçin shtoheshin dita-ditës, pasi ishte e ftuara e moderatorit të emisionit “Calciomercato”, Gianluca Di Marzio në “Sky Sport”.

Nga ana tjetër, fansat e saj në rrjetet sociale u shtuan me shpejtësi marramendëse, pasi profili i saj në Instagram kapërceu në pak ditë numrin e mbi 130 mijë ndjekësve, që nga dita kur u fotografua me dekoldenë e hapur në stadiumin e ndeshjes Shqipëri– Francë.

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here