‘Mini Schengeni’/ Gazetarja nga Kosova ‘shuplakë’ të fortë Ramës: U fute në lojën e Vuçiç

0
114

Në një intervistë për Ora News, Prishtina Arbana Xharra thotë se kryeministri Rama nuk duhet të binte në kurthin e Serbisë për t’i mbajtur lojën e Aleksander Vuçiç për të dëmtuar Kosovën.

Sipas saj, hapja e tregjeve të Shqipërisë për produktet serbe shkon kundër vendimarrjes politike të Kosovës për taksën 100 përqind dhe kjo sipas Xharrës është një gabim i madh.

 

 

“Unë mendoj se nuk duhet të futet në këtë lojë që fatkeqësisht është duke i prirë dhe kryeministri i Shqipërisë. Kjo favorizon me të madhe Serbinë. Duhet marrë parasysh se çdo ecje e shpejtë e integrimit të Serbisë do të lërë prapa Kosovën. Edhe hapja e tregut që u bëhet produkteve të Serbisë në Shqipëri është një gabim shumë i madh sepse po devalvon edhe taksën që i dha Kosova. Kjo është taksë politike. Ne e dimë që ky është një presion që po i bëhet Serbisë edhe të njohë pavarësinë e Kosovës. Nuk është dashur që të futet në lojën e Vuçiçit kryeministri Rama. Ne e dimë që kjo marrëveshje është një mesazh pakënaqësie që Shqipëria dhe Maqedonia po provojnë t’i dërgojnë BE-së për hapjen e negociatave me BE-në. Në këtë marrëveshje përfiton më së pakti Kosova”, u shpreh gazetarja..
Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here