Kulluri: Fitorja e Trump në zgjedhjet e ardhshme do ishte një lajm i shkëlqyer për sigurine në evropë…

0
72

Nga Edvin Kulluri

Nje nga tiparet themelore te politikes se jashtme konservatore eshte Vetepermbajtja! Ose e thene ndryshme realizmi. Te arrish rezultate pa patur “endrra ideologjike” te tipit “perhapja e demokracise liberale neper bote kudo, me cdo kusht” sic i vune qellim betes George Bush(i riu) e me pas Obama! Dhe ne fakt rezultoi se nderhyrja masive ushtarake me trupa ne Irak dhe “pranvera arabe” jo vetem qe nuk eksportuan modelin e demokracive liberale por prodhuan me shume peshtjellim dhe kaos ne lindjen e mesme dhe “vendet e Magrebit”! Jo vetem kaq, por fatura financiare ka qene shume e larte per SHBA, pa patur ndonje rezultat te deshiruar. Sic e pranoi dhe Fukuyama pas botimit te “Fundi i Historise”, Afganistani nuk mund te instalonte nje demokraci perendimore per shkak te kultures dhe gjendjes se shoqerise tribale! Qe do te thote se endrra per “per nje demokraci liberale” deshtoi me sukses. Dhe kjo mungese realizmi i “neo liberalizmit” coi dhe ne ndarjen e Ukraines dhe deshtimin ne Gjeorgji. Qeverite e drejtuara nga liberalet perfshi dhe ato evropiane provokuan Rusine e cila te pakten eshte nje fuqi rajonale, duke e nxjerre nga kufijte e saj ne sy vendet qe ajo i konsideron ne “sferen e saj te influences”! Rezultati dihet! Dhe nderkohe u la hapesire bosh ne rajone me rendesi te madhe si Ballkani per SHBA dhe BE, ku nderhyrja Ruse e Kineze permes investimeve te hapura apo kamifluara, dezinformacionit dhe korruptimit te elitave tashme eshte fakt. Nuk ka aleat me te madh per fuqite joperendimore sesa elitat e korruptuar qe prodhojne qeverisje oligarkike.
Tashme qe administrata Trump po nderhyn ne menyre racionale dhe proporcionale ne lindjen e mesme, liberalet prape jane kunder pa folur asnje fjale per kaosi qe prodhuan. Dhe “lemshin” duhet ta zgjidhin ata qe drejtojne, pra administrata aktuale! Goditja e Al Bagdatit dhe e Soulejmanit kane qene nderhyrje inteligjente per te “futur ne cep” ISIS dhe Iranin! Garantimi i sigurise per vendet e Golfit dhe Balkanin eshte shqetesimi i vetem i administrates Trump! Se c’do ndodhe askush nuk e di, por rezultatet me kosto te ulet quhen “eficense”! Per me teper qe investimi per nje marreveshje per njohjen e Kosoves nga Serbia jane te qarta. Presioni i Washingtonit ndaj drejtuesve te Serbise dhe Kosoves eshte i dukshem. Ndaj nuk eshte rastesi as marrja ne perdorim e bazes ajrore te Kucoves nga NATO e as mundesia per instalimin e mundshem ne Pashaliman. Mbeshtetja tek vendet mike tradicionalisht te hapesires shqiptare ish vendet komuniste ne kufi me Rusine si vendet e Balltikut apo Polonia jane shenje e qarte e nje politike te re te jashtme! Mbeshtetja tek “vendet kushinete”, te cilat mund te frenojne perparimin e kercenimit lindor! Fitorja e Trump ne zgjedhjet e ardhshme do ishte nje lajm i shkelqyer per sigurine ne evrope, ballkan e lindjen e mesme. Dhe duket se fitorja eshte e sigurt duke pare deshtimin e demokrateve me impeachmentin, ekonomine ne rritje ne SHBA dhe nje politike te jashtme me rezultate te pritshme konkrete dhe mbi te gjitha me nje cmim minimal jetesh dhe burimesh financiare amerikane.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here